Greqisë i afron falimentimi, frikë se nga efekti domino do të rrëzohet edhe Portugalia
Greqia ka alarmuar Europën pasi tregjet paraqesin një rrezik konstant dhe kontinenti i vjetër mund ta pësojë nga efekti “domino”. Kështu, sot në Berlin, kreu i Bankës Qëndrore Europiane, Jean-Claude Trichet, drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn bashkë me ministrin gjerman të Financave, Wolfgang Schaeuble do zhvillojnë një konferencë për shtyp. Ata do flasin për hapat e mëtejshëm ndaj Greqisë pas takimit me kryeministren Angela Merkel dhe parlamentarët gjermane. E nderkohe vazhdojne ende negociatat mes perfaqesuesve te vendeve te Bashkimit Europian mbi ndihmen financiare per Greqine. Presidenti i Bashkimit Europian Herman van Rompuy ka deklaruar ne Tokio ku po mbahet samiti BE- Japoni se negocimet po shkojne mire. Sipas tij qellimi i ketyre bisedimeve eshte aktivizimi i nje plani te perbashket midis vendeve te eurozones, Bankes Qendrore Europiane, Fondit Monetar Nderkombetar dhe qeverise greke. Van Rompuy konfirmoi se do te therras nje mbledhje te krereve te vendeve te eurozones me 10 maj, me te cilet duhet te vendose per mbeshtetjen me ndihma financiare per Greqine. Nga ana tjetwr ministri grek i Financave Giorgio Papaconstantinou ka bere te ditur se eshte e nevojshme qe brenda dates 19 maj Athina te marre ndihmat financiare te premtuara nga BE dhe FMN. Duke folur perpara deputeteve te PASOK-ut, Papaconstantinou ka pohuar qe me 19 maj mekanizmi i ndihmes duhet te jete i kompletuar dhe fondet duhet t’i alokohen qeverise greke
...