E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me 2 qershor, vendimi për heqjen e vizave

Sfumohet e gjithë propaganda anti-vizë e opozitës së Edvinit. Zyra e Komisionit Evropian për vizat e ka çertifikuar dje Shqipërinë se i ka përmbushur të gjitha standardet për heqjen e regjimit të vizave. Para europarlamentarëve, numri dy i komisionit konfirmon se vendimi pozitiv do të jepet 2 qershorin e ardhshëm

Komisioni për të Drejtat Civile dhe çështjet e Brendshme në PE, i mbledhur dje pasdite për të shqyrtuar raportin e ekspertëve të Komisionit Evropian, mbi kriteret e përmbushura nga autoritetet shqiptare, në kuadër të heqjes së vizave, ka dhënë një përshtypje pozitive, porsa i takon përmbushjes së kritereve. Shqipëria ka marrë një vlerësim pozitiv nga zyra e Komisionit Evropin që merret me çështjen e vizave.
Jean Louis De Brower, numri dy i zyrës së Komisionit Europian për çështjen e liberalizimit të vizave me Shqipërinë e Bosnjën, ka informuar eurodeputetët e Komitetit për çështjet e Lirisë, Sigurisë dhe Drejtësisë në Parlamentin Europian gjatë pasdites me progresin e bërë nga 2 vendet e rajonit.
Në bazë të raportit, Shqipëria ka marrë notën kaluese, për të ndjekur më tej, procedurat e Brukselit, për të përfituar heqjen e regjimit të vizave. Vendet anëtare të bllokut, kanë dhënë mbështetjen e tyre, duke i hapur rrugë kështu, vendimmarrjes së mëvonshme, për aprovimin e kërkesës së Shqipërisë, atë të hyrjen në zonën “Schengen”, brenda verës së këtij viti.
Eurodeputetët u shprehën se Komisioni Evropian po bën gjithçka të mundshme në mënyrë që Shqipëria të përfitojë sa më parë nga procesi i liberalizimit të vizave.
“KE po bën gjithçka të mundshme për një përgjigje pozitive. Vendimi është mirë të merret para verës dhe të hyjë në fuqi në shtator. KE kërkon të bëjë edhe një kontroll të fundit për të dyja vendet dhe më pas të japë vendimin përfundimtar, për integrimin e Shqipërisë në hapësirën e lëvizjes së lirë “Schengen”.
Raporti i Komisionit Evropian, flet me nota optimiste për një progres të theksuar në plotësimin e kritereve të udhërrëfyesit për vizat.
Në këtë drejtim, Shqipëria, vlerësohet se ka bërë një progres shumë të mirë për sigurinë e dokumenteve. Ndër të tjera Shqipëria ka bërë një përparim domethënës në fushat e menaxhimit të kufijve, azilit dhe emigracionit si dhe në fushën e Marrëdhënieve me Jashtë dhe të Drejtave Themelore.

Vlerësimi: Shqipëria progres në të 4 blloqet e udhërrëfyesit të vizave
Vlerësimi i Komisionit Evropian, iu dorëzua dje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, për plotësimin e detyrimeve të Shqipërisë në kuadër të udhërrëfyesit të procesit të liberalizimit të vizave, është vënë në pah se ka patsr një progres të konsiderueshëm në të 4-ër blloqet.
Në bllokun e parë që lidhet me sigurinë e dokumenteve, Komisioni vlerëson se janë plotësuar të gjitha kushtet lidhur me prodhimin e pasaportave biometrike, të cilat deri në 9 prill ishin 497 mijë pasaporta të lëshuara. Për sa i përket regjistrit elektronik të gjendjes civile, i cili theksohet se është burimi i vetëm i të dhënave të gjendjes civile dhe çdo qytetar ka një numër unik të identitetit.
Lidhur me bllokun 2, i KE është se Shqipëria ka bërë një progres domethënës, në drejtim të sigurisë së kufijve, sistemit të azilit dhe migracionit. Legjislacioni në fuqi po zbatohet dhe është forcuar bashkëpunimi mes agjencive që veprojnë në kufi. Ndërsa në janar ka filluar puna për funksionimin e qendrës operacionale detare.
KE vlerëson se kuadri ligjor në këtë drejtim është forcuar sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Për sa i përket migracionit, ka një zbatim të plotë të ligjeve për të huajt i hyrë në fuqi në vitin 2009-ë.
Për bllokun 3, që lidhet me rendin publik dhe qetësinë, Komisioni vlerëson se Shqipëria ka bërë progres thelbësor lidhur në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave, si dhe në drejtim të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër këtij fenomeni. Strategjitë përkatëse dhe planet e veprimit po zbatohen në të gjitha fushat dhe është evidentuar progres në njësimin e kuadrit të brendshëm ligjor lidhur me standardet evropiane dhe ndërkombëtare. Ka përpjekje të vazhdueshme në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore. Vërehet gjithashtu, përpjekje në luftën kundër pastrimit të parave dhe ka një numër në rritje të rasteve të hetuara dhe në ndjekje të krimit të organizuar, theksohet më tej në raport.
Ndërsa për bllokun 4 dhe të fundit, ku flitet për marrëdhëniet me jashtë dhe të drejtat themelore, në raportin e vlerësimit të Komisionit arrihet në përfundimin se Shqipëria ka bërë progres shumë të mirë dhe i ka përmbushur detyrimet në fushën e të drejtës themelore.

Raportet teknike të KE-së/“Shqipëria dhe Bosnja, progres të rëndësishëm, më 2 qershor propozimi”

Shqipëria dhe Bosnja, janë përgëzuar për “progres të rëndësishëm” prej majit të vitit 2009, kur ato nuk ishin kualifikuar për heqje të vizave. Këto përgëzime janë bërë në dy raporte teknike të Komisionit Evropian, të prezantuara dje. “Komisioni pret që zyrtarisht t’i paraqesë rekomandimet për Bosnjë-Hercegovinën dhe Shqipërinë, më 2 qershor, në ditën që planifikohet mbajtja e samitit BE-Ballkani në Sarajevë”, ka thënë një zyrtar i Bashkimit Evropian.
Me diskutimet e djeshme, si dhe vlerësimet e dy raporteve teknike, mësohet se Bosnjë Hercegovina dhe Shqipëria pothuajse janë kualifikuar, që qytetarët e tyre të udhëtojnë pa viza në hapësirën “Shengen”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›