Bulqizë, një tjetër minator humbet jetën
Share
Vetëm pak ditë, pas rifillimit të punës në Bulqizë, një tjetër ngjarje e rëndë ka përfshirë një prej minatorëve në galeri. Bajram Dalipi, është bllokuar në zonën D të galerisë në 1000 metra thellësi, duke humbur jetën.
Mësohet se zona D në të cilqën po kryente punimet minatori nuk ishte nën administrimin e kompanisë konçesionare ACR, por dyshohet të jetë një galeri private.
Prokuroria ka lëshuar urdhërarreste për drejtuesit e galerisë, e cila është e licencuar, ndërkohë që Dalipi është viktima e radhës e minierës së Bulqizës, e cila është kthyer në një vrasëse të minatorëve.