Ilir Meta: Presidenti do të zgjidhet sipas Kushtetutës

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka vijuar turin e riorganizimit të strukturave politike të LSI-së, duke u ndalur në qytetin e Korçës ku ka marr pjesë në Konferencën Zgjedhore të Lëvizjes Rinore për Integrim. Gjatë këtij takimi, Meta ka bërë apel për të përshpejtuar procesin e reformës zgjedhore në përmbushje edhe të rekomandimeve të bashkimit evropian. I pyetur nga mediat lidhur me zgjedhjen e presidentit, Meta ka kërkuar për këtë proces, konsensusin politik të palëve.
Ai ka deklaruar se LSI është forca politike për të realizuar sfidat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Nga ana tjetër 841 delegatë të Lëvizjes Rinore për Integrim sipas parimit “Një anëtar një votë” zhvilluan zgjedhjet për kreun e LRI-së në këtë qytet ku fituese pas procesit të numërimit të votave rezultoi Arsidesa Hysi përballë Niko Kapuranit.