Bruksel, Berisha: Shqipëria i rezistoi krizës, rritja ekonomike për 2011-ën, 3.8%

Në fjalimin e tij gjatë drekës që kryetari i grupit të PPE-ve në Parlamentin Evropian, kryeministri Sali Berisha është shprehur se pas dy viteve të problemeve unike, jeta parlamentare në Shqipëri i është rikthyer normalitetit. Opozita sipas tij ka pranuar gjithçka është propozuar, ndërsa e ka cilësuar integrimin vendit si një proces jetik për qytetarët. Ai tha se qeveria është e angazhuar për plotësimin e reformave që synojnë integrimin e vendit. Kreu i qeverisë tha se reformat kanë përparuar, ndërsa jeta ekonomike u shpëtoi ndikimeve të krizës financiare evropiane dhe vitin e shkuar rritja ekonomike ishte 3,8 % “Dua t’ju shpreh mirënjohjen e thellë për gjithë interesin që ka treguar grupi parlamentar i Partive Popullore ndaj Shqipërisë. Siç e dini, Shqipëria ka pasur një rrugë më të mundimshme, por dua t’ju siguroj se bëhet fjalë për një rrugë përparimi. Pas dy vite me probleme unike, siç do të doja t’i cilësoja, jeta parlamentare tani është krejtësisht normale. Ju siguroj se jam udhëhequr gjithmonë nga sensi i respektit të plotë ndaj opozitës, nga parimi se ajo duhet respektuar gjithmonë. Dua të theksoj edhe një herë se, pas zgjedhjeve lokale, jeta parlamentare është kthyer plotësisht në normalitet. Opozita ka pranuar gjithçka është propozuar ajo ditë e më pas, arritëm një marrëveshje që deri tani është respektuar plotësisht nga të dyja palët, pra jeta parlamentare është krejt normale, procedojmë me reformat e ligjeve, që kanë nevojë për 3/5 e votave për t’u miratuar dhe vendi nuk synon gjë tjetër më të madhe se integrimi evropian, një proces i cili duhet mbështetur tërësisht mbi performancën. Bindja ime e thellë është që ky proces është jetësor për qytetarin shqiptar. Po punojmë dhe qeveria është e angazhuar për integrimin, reforma elektorale ka përparuar shumë, reformat e tjera kanë përparuar, jeta ekonomike u shpëtoi ndikimeve të krizës financiare evropiane dhe vitin e shkuar rritja ekonomike ishte 3,8 %. Dua t’ju falenderoj edhe një herë për mbështetjen dhe t’ju siguroj se i mbetem besnik parimit të vlerave që ndajmë së bashku. Faleminderit që më ftuat dhe është nder i madh për vendin tim, Shqipërinë t’ju paraqisja gjendjen atje. Faleminderit.
...