E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Arvizu: Inkurajojmë përfundimin në kohë të reformës zgjedhore

11-04-2012 / Gazeta 55

Diplomati amerikan në Tiranë flet pas një takimi të zhvilluar me kreun e opozitës 


UPDATE- Aleksandër Arvizu, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë u shpreh kritik ndaj mazhorancës dhe opozitës lidhur me diskutimet e reformës zgjedhore. Sipas Arvizu, ka përparime të ndjeshme, por ndryshimet në Kod duhet të marrin zgjidhje në kohë. “Ka disa përparime në këtë drejtim, por ka disa gjëra nuk po bëhen siç duhet, dhe të dyja palët duhet të punojnë më shumë. Jam i bindur se reforma zgjedhore do të përmbyllet brenda afateve, pasi fundi i prillit është afati i fundit që palët të binin dakord për finalizimin e saj sipas standardeve”- u shpreh Arvizu. Ambasadori amerikan në Tiranë është pyetur për debatin e fundit PD-PS për çështjen e mandatit të deputetit socialist, Arvizu theksoi se të dyja palët gjejnë një zgjidhje sipas ligjit. “Jam i vetëdijshëm për çështjen e mandatit, por duhet të bisedoj me më shumë njerëz për implikimet dhe për të kuptuar më mirë se çfarë thotë ligji. Them se duhet t`i kthehemi ligjit e kuptoj që kreu i bashkisë së Fushë Krujës është i dyti në listë, e kuptoj që ai ka shprehur gatishmërinë për të mos dhënë dorëheqjen nga posti, por nuk kam një ide të qartë, shpresoj të jetë në përputhje me ligjin. Këto hapësira nuk janë të mira, të dy palët duhet të gjejnë një zgjidhje për t`i mbushur ato sipas ligjit”- tha ai.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›