E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Meta do rikandidoje per kreun e LSI

Ilir Meta do të rikandidojë për kryetar të partisë që drejton aktualisht, LSI. Lajmin e ka konfirmuar vetë Meta gjatë një takimi me mbështetës të LSI-së në qytetin e Durrësit, në vazhdën e turit që ai po zhvillon për zgjedhjet brenda lëvizjes që drejton.

Ndërkohë LSI është kundër çdo etiketimi denigrues, i cili nuk jep asnjë zgjidhje, kështu ka deklaruar nga Durrësi kreu i LSI Ilir Meta, ndaj komentit më të fundit të bërë nga kreu i selisë rozë Edi Rama, për “Aleancën e Plehut``.
Në një takim me strukturat e partisë së LSI-së, Meta tha se vetëm me dialog dhe transparencë zgjidhet çdo problem apo mosmarrëveshje.

Në analizën e bërë për zgjedhjet e 8 Majit LSI meta nënvizoi faktin se kjo forcë politike ka një rritje prej 40 mijë votash në rang kombëtar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›