E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Meta i hapur per hetimin e pasurise

25-11-2010 / Gazeta 55

Akuzat e PS reagon LSI

Levizja Socialiste per Integrim reagon publikisht pas deklarates se opozites e cila i ka kerkuar Prokurorise se Pergjithshme dhe Inspektoriatit te Larte te Deklarimit te Pasurive te nisin hetimet per pasurine e zevendeskryeministrit Ilir Meta.
Sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama deklaroi se deklaratat e opozites duhet qe te vertetohen dhe pastaj te behen publike.
Per sa i perket godines se LSI-se Rama deklaroi se cdo gje eshte brenda rregullave dhe kete kreu i opozites mund ta konfirmoj pasi pronari i tokes eshte miku i tij. Ndersa per sa i perket paralizimit te trafikut gjate dites se hene sekretari pergjithshem i LSI -se kerkoi qe opozita ta distancohet nga akuzat e bera kundrejt efektivave te policise.
Qe prej disa kohesh opozita ka nisur akuzat kundrejt pasurise se Ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes dhe njekohesisht Zevendeskryeministrit Ilir Meta. Nderkohe qe prej Metes eshte deklaruar se nese ekzistojne fakte te dorezohen ne institucionet perkatese ne menyre qe cdo gje te jete transparente.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›