Keqmenaxhimi i punimeve ne rruget e Tiranes shkak per trafikun e renduar dhe kaosin urban
Prefekti i Tiranes Keltis Kruja fajeson kryetarin e Bashkise Edi Rama per problemet ne kryeqytet
Pas akuzave te bera nga Bashkia e Tiranes per trafikun e dendur ne Tirane e pas replikave dhe kerkesave zyrtare te shkembyera mes saj dhe institucionit te Prefektit Keltis Kruja ka ardhur dhe reagimi i tij i fundit. Duke e vleresuar Bashkine e Tiranes te vetmen pergjegjese te trafikut te renduar Kruja ne nje konference per shtyp kerkoi nga Kryebashkiaku Edi Rama qe per kete akt ti kerkoje falje qytetareve.
Para dy ditesh tashme i mirenjohuri Edvin Rama shpertheu ne nje lume akuzash e kercenimesh kundrejt punonjesve te policise se shtetit e ne vecanti kunder efektiveve te policise rrugore ketyre njerezve qe ne dite e nate me diell e me shi qendrojne ne sherbim edhe me ore te tej zgjatura per ti sherbyer komunitetit. Me duhet tiu informoj se bashkia e Tiranes eshte ligjerisht pergjegjese per sinjalistiken dhe drejtimin e levizjes se mjeteve ne rruget e Tiranes qe do te thote se e vetmja pergjegjese per situaten e renduar te trafikut ne kryeqytet eshte ajo vete dhe kryetari i saj u shpreh Prefekti Kruja.
Sipas tij ne vend qe Edi Rama ti kerkonte falje qytetareve te Tiranes per kaosin dhe problemet qe i krijoi si pasoje e punimeve elektorale sic do bente cdo kryetar normal bashkie qe respekton qytetaret e tij dhe besimin qe ata i kane dhene zgjodhi te shfaqej ne trajten me te shemtuar te nje zyrtari te larte shteteror ne fakt ne trajten e tij te vertete duke sulmuar shtetin dhe qytetaret qe ai perfaqeson.
Ne komunikime te meparshme une ne cilesine e Prefektit nisur edhe nga shqetesimet e paraqitura nga drejtuesit e policise i kam terhequr vazhdimisht vemendjen bashkise Tirane per menyren si po i menaxhon punimet ne rruget e kryeqytetit u shpreh Kruja.