E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama po mban qendrime kriminale ndaj qytetareve

25-11-2010 / Gazeta 55

Demshperblimi i qytetareve grupi i keshilltareve te PD-se kerkon mbledhjen me urgjence te Keshillit Bashkiak

Perfaqesuesit e Partise Demokratike ne keshillin bashkiak te Tiranes do te kerkojne nje takim urgjent e ketij keshilli. Lajmi u konfirmua dje nga kreu i keshilltareve te Partise Demokratike Ferdinand Poni gjate nje deklarate per shtyp. Poni ka theksuar se ne kete takim do te kerkohet demshperblimi per qytetaret e permbytur nga veprimet dhe mosveprimet e papergjegjshme te Rames dhe administrates se tij.
Jemi sot ketu vetem dy dite pas permbytjeve dhe bllokimit katastrofik te Tiranes dhe trafikut te saj per mbi 5 ore. Ngjarje qe nuk eshte e para ne Tirane eshte nje ngjarje e perseritur per fatin e keq dhe qe ka sjelle ne papergjegjshmerine e veprimeve dhe mosveprimeve te kryebashkiakut Edi Rama deme te parikuperueshme per qytetaret e bizneset e Tiranes per femijet e nenat e tyre per shkollaret dhe punonjesit e Tiranes theksoi Poni.
Sipas tij cuditerisht konvulsionet makbethiane te Rames jane aq te paparashikueshme saqe ne kulmin e fatkeqesise per qytetaret e Tiranes te gjeje cmendurisht dhe turperisht kurajen per te fajesuar Ministrin Kryeministrin qytetaret qe ndenjen per pese ore ne rruget e permbytura prej tij ne rruget e bllokuara prej tij ne katrahuren e krijuar prej tij. Me tej Poni ka theksuar se eshte e denueshme dhe e papranueshme mos levizja e asnje prej institucioneve te Bashkise se Tiranes per te qene afer banoreve te Tiranes te prekur apo te demtuar nga permbytjet qe Rama ne menyre recidiviste iu dhuroi atyre vetem dy dite me pare.
Po kaq fatale e denueshme dhe e papranueshme eshte mos levizja e asnje prej institucioneve te Bashkise se Tiranes per te qene afer banoreve te Tiranes te prekur apo te demtuar nga permbytjet qe Rama ne menyre recidiviste iu lsquodhuroi atyre vetem dy dite me pare. Ashtu si frika e tij lsquomakbethiane nga vendi i krimit nga permbytja dhe vendet e permbytjes Rama as qe denjon te shkoje te gjendet prane qytetareve qe i demtoi qe u shkaterroi bizneset qe i permbyti dhe qe qesh e tallet me ta tha Poni.
Grupi i keshilltareve te PD-se garanton gjithashtu te gjithe qytetaret dhe taksapaguesit e kryeqytetit se do te kerkojne me ngulm te mbledhjen e Keshillit Bashkiak sigurimin e fondeve financiare per demshperblimin e demtuarve nga permbytjet.
Grupi i Keshilltareve te Partise Demokratike ne Bashkine e Tiranes do te therrase mbledhje jashte radhe te Keshillit te Bashkise se Tiranes me qellimin e vetem marrjen e te gjitha masave administrative e organizative dhe para se gjithash gjetjen e fondeve te nevojshme per te zhdemtuar deri ne qindarken e fundit qytetaret e demtuar prej Edi Rames deklaroi me tej kreu i grupit te keshilltareve te PD-se ne Keshillin Bashkiak Ferdinand Poni.
Grupi i keshilltareve te PD-se ne Bashkine e Tiranes ka denuar here pas here veprimet dhe mosveprimet abuziviste te demshme dhe me qendrime kriminale ndaj interesave te qytetareve te Tiranes ne pergjithesi dhe atyre te permbytur vetem dy dite me pare ne vecanti.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›