E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Meta pa imunitet

Me 128 vota pro dhe dy kundër ne një votim te fshehte Parlamenti i Shqipërisë ka zhveshur nga imuniteti deputetin Ilir Meta, duke i hapur kështu rruge hetimit nga Prokuroria për videon Meta-Prifti. Por ne rendin e ditës nuk ishte përfshirë votimi për imunitetin e Dritan Priftit. Ne fjalën e tij, ish-zëvendëskryeministri Meta ka sulmuar Prokuroren e Përgjithshme se vonoi për një muaj hetimin e videos ne bashkëpunim me Edi Ramen qe t`i hapte rruge ngjarjeve te 21 Janarit. Seanca plenare ka nisur me replika mes deputeteve Namik Dokle dhe Astrit Patozi për mos përfshirjen ne votimin për heqjen e imunitetit te Dritan Priftit. Ndryshimi i rregullores se parlamentit me spostimin ne fund te seancës te 60 minuteshit te diskutimeve te lira ka qene një tjetër pike debati. Kryeministri Berisha ka deklaruar se ky amendim është provizor, derisa opozita te votoje ndryshimet ne kushtetute. Deputetet kane votuar qe seanca e radhës te jete te enjten tjetër, për ti lënë kohe shqyrtimit te projekt vendimit te mazhorances për lënien vullnetare te imunitetit. Ndërkohë, seanca jashtë radhe këtë te mërkurë u ndërpre një here për 15 minuta, pasi ashtu si një jave me pare, kryetarja e kuvendit refuzoi ti jepte fjalën kryetarit te grupit kuvendor te PS Gramoz Ruci.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›