Sollaku: Jo kufizim imuniteti

Projekt vendimi i mazhorances për te lënë vullnetarisht imunitetin jo vetëm bie ndesh me kushtetutën, por nuk ka asnjë vlere juridike. Ky është opinioni i ish-Prokurorit te Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, i cili i ftuar ne emisionin ?ZIP?, e cilëson këtë iniciative vetëm një retorike politike. Madje, Sollaku thekson se ky projekt vendim jo vetëm nuk e ndihmon Prokurorinë te hetoje deputetet, por e pengon atë. Ndërsa për ngjarjet e 21 Janarit ish kryeprokurori pohon se nuk behet fjale për puc shteti. Sollaku nuk preferon te komentoje veprimet e pasardhëses se tij ne lidhje me 21 Janarin, por pranon se Ina Rama, ashtu si edhe ai 6 vjet me pare, përpiqet te beje drejtësi ne një klime te pafavorshme dhe aspak bashkëpunuese politike.
Shpërndaje