Ilir Meta, rikonfirmohet ne krye te LSI-se Rozeta Rapushi
Ilir Meta rizgjidhet kryetar i Levizjes Socialiste per Integrim (LSI). Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne LSI, Ylli Manjani, ishte ai qe shpalli dje fitues Meten te gares per kreun e partise, bazuar ne tabelat permbledhese te rezultateve te komisioneve zonale ne nivel qarku. "Ne perfundim te ketij procesi, konstatohet se moren pjese ne votim 31422 anetare te regjistruar ne listat e zgjedhesve ose 85.5 per qind e tyre. Ne kutite e votimit u gjeten realisht 31422 flete votimi, ku 31093 u vleresuan si te vlefshme dhe 329 u vleresuan si te pavlefshme. Shperndarja e votave te vlefshme rezulton se kandidati Ilir Meta ka marre 24439 vota ose 78.6% e votave te vlefshme, ndersa kandidati Luan Rama 6653 vota ose 21.4%", - informoi Manjani. Bazuar ne kete rezultat, komisioni shpalli fitues te gares per kryetar te Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meten. Kryetari i sapozgjedhur, falenderoi te gjithe anetaret e LSI-se qe e rivotuan ne kete post, por edhe ata qe votuan per kundershtarin Luan Rama. "Per mua kjo eshte nje fitore shume me e bukur se sa ajo e disa viteve me pare sepse eshte nje fitore me gare. Eshte nje fitore pas nje debati dhe fitorja me e madhe do te thosha eshte hapja e nje debati brenda Levizjes Socialiste per Integrim. Eshte e rendesishme qe ky debat te vazhdoje edhe ne te ardhmen, te vazhdoje edhe ne Konventen Kombetare Zgjedhore qe ne do te zhvillojme javen e ardhshme, te vazhdoje edhe me pas nje debat i cili do te zhvillohet ne raport edhe me te gjithe jo vetem me anetaret dhe simpatizantet tane por edhe me gjithe votuesit dhe qytetaret ne prag te zgjedhjeve te vitit 2013", - u shpreh Meta. Ai nenvizoi se politika ka nevoje per me shume debat, per mendim alternativ dhe per bashkejetese te qyteteruar. Duke theksuar ketu faktin se LSI e sjell politiken shqiptare dhe partiake ne nje stad te ri edhe me te larte, edhe me te emancipuar, edhe me europian. Meta shtoi se edhe pas perfundimit te kesaj gare do te vazhdoje bashkepunimi akoma me tej edhe me Luan Ramen, pretendentin per postin e kreut te LSI-se, me bindjen qe vetem ne kete menyre LSI do te vazhdoje te jete nje force politike shembull, jo vetem i raporteve demokratike brenda vetvetes por edhe i mesazheve te demokracise qe percjell ne raport me te gjithe qytetaret, ne raport me te gjithe votuesit. "Edhe nje here falenderime per te gjithe anetaret qe moren pjese ne kete gare. Nje falenderim i vecante per te gjithe administraten zgjedhore te LSI-se me ne krye kryetarin e Komisionit Qendror, Manjani por edhe me te gjithe anetaret e komisioneve ne te 159 qendrat e votimit, me te gjithe vezhguesit. I uroj edhe Luanit suksese per te ardhmen", - vijoi Meta.
Luan Rama, uron Meten per fitoren
Ne mbyllje te procesit te numerimit te votave per garen e kreut te LSI-se, kandidati tjeter humbes ne kete gare, Luan Rama, uroi kryetarin e sapozgjedhur. "Mbyllem nje gare dhe nje proces shume te rendesishem dhe gjej rastin te falenderoj nga zemra te gjithe anetaret e Levizjes Socialiste per Integrim qe moren pjese ne kete proces, te gjithe ata qe shprehen vullnetin e tyre permes pjesemarrjes ne votim duke demonstruar nje angazhim dhe pergjegjshmeri te larte qytetare dhe politike", - u shpreh Rama. Ai shtoi se i gjithe ky proces, e motivon me shume per te rritur angazhimin dhe pergjegjesite dhe per te kontribuar qe Levizja Socialiste per Integrim jo vetem te rritet numerikisht, por te rrise peshen dhe ndikimin e vet ne jeten politike te vendit qe ne zgjedhjet e 2013. "Levizja Socialiste per Integrim te fitoje me shume mbeshtetje dhe votues ne Shqiperi dhe te jete faktori percaktues per ecurine e metejshme te Shqiperise ne rrugen e integrimit evropian", - tha Rama.