Paloka: Mosvotimi i ligjeve per statusin, gafe politike e Rames Eva Gjura
Deputeti i PD-se Edi Paloka ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", komenton zhvillimet me te fundit politike ne vend. Duke u ndalur tek vendimi me i fundit i Komisionit Evropian i cili rekomandoi marrjen e statusit per Shqiperine, Paloka, shprehet se kjo erdhi ne baze te merites dhe punes qe qeveria ka bere per realizmin e reformave kryesore ne vend. Ne lidhje me tre kerkesat e BE per miratimin e tre ligjeve te rendesishme para dhjetorit per marrjen e statusit, deputeti i PD-se shprehet se kjo varte nga tekat dhe humori i paparashikueshme i kryetarit te PS-se Edi Rama. Deputeti Paloka thekson faktin se kryetari i PS-se Rama po i mban qendrimet sipas interesit dhe pazarave politike qe ai kerkon te arrije ne kurriz te integrimit te vendit per te perfituar per vete. Paloka tha se Rama nuk miraton tre projektligjet duke mbajtur peng integrimin e Shqiperise megjithese BE shprehte pro saj. Ai thekson faktin se nese Rama nuk jep konsensusin kjo do te jete nje gafe e madhe politike, por shton Paloka gjithcka mund te presesh nga nje person, i cili vete eshte nje gafe politike, por qe fatkeqesisht po ju kushton shtrenjte te gjithe shqiptareve. Gjithashtu deputeti Paloka eshte ndalur edhe tek ceshtja e ish te perndjekurve politik duke u shprehur se, kjo eshte nje greve politike dhe ata qe i kane futur ish te perndjekurit ne kete greve po kerkojne denigrimin e kesaj shtrese. Gjithashtu ai thekson se ata qe jane ne greve nuk kane lidhje me shtresen.
Komisioni Europian ka rekomanduar marrjen e statusit te vendit kandidat. Pas ketij lajmi te mire per Shqiperine, mendoni se tashme jemi me afer apo me larg marrjes se statusit te vendit kandidat ne BE?
Normalisht jemi me afer marrjes se statusit te vendit kandidat dhe po te ishim nje vend tjeter, apo me mire nje vend me opozite tjeter, rekomandimi i Komisionit Evropian do te thoshte marrje e sigurt e ketij statusi. E them kete, sepse per fat te keq ne dhe gjithe shqiptaret kete here jemi totalisht te varur nga tekat e nje njeriu te papergjegjshem si kryetari i PS Rama. Komisioni Evropian sic dihet e ka dhene rekomandimin e tij duke i kerkuar politikes shqiptare te plotesoje dhe tre "kushte". Behet fjale per miratimin ne Parlament te dy ligjeve dhe rregullores se Parlamentit. Jane dy ligje; njeri per Gjykaten e Larte dhe tjetri per Sherbimin Civil. Te dyja keto ligje jane pergatitur ne bashkepunim te plote me nderkombetaret dhe si permbajtje nuk kane asgje per tu kontestuar apo ndryshuar. Ligji per Gjykaten e Larte ka kaluar dhe ne komisionin e ligjeve kurse ai i Sherbimit civil eshte aktualisht ne komision duke u shqyrtuar. I vetmi problem eshte ai qe tanime njihet nga te gjithe, qe opozita e urdheruar nga Rama nuk pranon as ti shqyrtoje e as ti votoje keto ligje, qe per tu miratuar kerkojne shumice te cilesuar pra voten edhe te opozites.
Mendoni se opozita do te jape konsensusin per miratimin e tre projektligjeve qe kane mbetur pa votuar dhe qe jane vene si kusht deri ne dhjetor per miratimin e tyre?
Kjo eshte vertet pyetje nga ato qe quhen "per 1 milion dollare". Eshte pyetje e veshtire, sepse sic thashe me larte gjithcka varet nga tekat e nje personazhi krejtesisht te paparashikueshem si kryetari i PS. Sic dihet deri me sot ai e ka kushtezuar votimin e dy ligjeve te siperpermendura me kalimin e qarkut te Fierit nen drejtimin e PS. Nje kerkese teresisht absurde dhe pa asnje lidhje me ceshtjen e statusit. Qartazi nje nga ato kushtet qe Rama rendom ka vene gjate gjithe kohes per ti perdorur thjeshte si justifikime te qendrimeve te tij bllokuese. Ka filluar me "hapni kutite" ka vazhduar me "me jepni Presidentin, gjykatesit, Prokurorin e Pergjithshem, Kryetarin e KQZ" dhe ka mberritur tek "dua Qarkun e Fierit". Ne fakt gjithcka lidhet me perfitimet politike qe Rama mendon se do te kete duke i bllokuar Shqiperise marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE. Nje mendim kaq idiot sa dhe nje i manget nuk do ta mbante ende. Rekomandimi i KE pervec te tjerave ka bere nje gje me se te qarte; tani gjithcka varet nga qendrimi i opozites dhe Rames. Ne se deri dje Rama perpiqej te mashtronte ndonje te hutuar duke i thene se statusi nuk merrej, sepse qeveria nuk kishte plotesuar 12 kushtet e BE, sot as ata te hutuarit nuk mund ti mashtroje me pasi eshte bere e qarte se kushtet jane vetem tre dhe te tre varen nga vota e opozites e jo nga qeveria, pasi per te gjitha ato qe vareshin nga qeveria Komisioni Evropian e dha OK. Ne keto kushte do te ishte gafe e madhe politike te vazhdohej me qendrimin kokeforte te Rames, pasi i vetmi qe do te kishte pasoja politike nga kjo do te ishte ai dhe partia e tij. Sidoqofte nga Rama mund te pritet gjithcka. Ai vete eshte ne fakt nje Gafe e madhe politike por qe fatkeqesisht po ju kushton shtrenjte te gjithe shqiptareve.
Opozita pretendon se Shqiperia nuk ka performancen e duhur, por rekomandimi iu dha si dhurate per 100 vjetorin e pavaresise. Cili eshte komenti juaj, qendron pretendimi i opozites?
Ne kete pike nuk do te zgjatem pasi pergjigjen e ka dhene te qarte vete komisioneri Fyle, i cili ju pergjigj pikerisht nje pyetjeje te tille duke thene se Shqiperia i ka plotesuar te gjitha kushtet dhe e meriton plotesisht marrjen e statusit te vendit kandidat per ne BE.
Ish-te perndjekurit jane futur ne nje greve urie prej disa ditesh, mendoni se qeveria nuk ka bere aq sa duhet per kete shtrese?
Une do te hezitoje ti quaja ata qe kane hyre ne greve urie si perfaqesues te ish-te perndjekurve politike dhe besoj eshte e kuptueshme se per cfare arsyeje. Ata qe kane hyre ne ate greve nuk kane asnje lidhje me heronjte qe u ngriten kunder diktatures, nuk kane asnje lidhje me ata qe per hir te parimeve dhe idealeve te tyre u perplasen me diktaturen duke lene dhe jetet e tyre e te familjeve te tyre, duke qendruar si vigane ne burgjet me te egra te komunizmit. Ne te vertete nje nga qellimet e atyre qe i kane futur ata mjerane ne ate greve eshte pikerisht denigrimi i shtreses se te perndjekurve politike. Disa kohe me pare vejusha e zeze e diktatorit Nexhmije Hoxha do te deklaronte se te perndjekurit politike nuk jane te tille, por kriminele ordinere. Pikerisht kete synojne te arrijne dhe ky eshte qellimi politik i atyre qe kane sajuar greven. Duke vene si tutor te greves nje tutor prostitutash dhe duke ngaterruar atje mashtrues ordinere, njerez me pseudonime qe i vene zjarrin shokeve te tyre dhe monstra te ngjashme, organizatoret e vertete te greves synojne t'u thone shqiptareve se keta jane te perndjekurit politike. Ashtu si Nexhmija dhe Rama dhe gjithe pinjollet e tjere te Bllokut qe gjenden ne partine e Rames po perpiqen t'u thone shqiptareve se tutoret e prostitutave, mashtruesit dhe hajdutet ordinere, ata qe jane gati te djegin shoket per para ,jane ish-te perndjekurit prandaj Enver Hoxha nuk kishte faj qe i burgosi e i vrau. Por kjo nuk mund te ndodhe pasi ne njohim ata, te vertetet, heronjte. I njohim dhe i vleresojme e do ti vleresojme gjithnje
A ka bere sa duhet PD per ta? Cfaredo qe ne te bejme nuk do te bejme dot kurre aq sa ata meritojne dhe mua nuk do te me pelqente ta trajtoja kete si nje pazar. Ne kemi bere dhe do te bejme cdo gje per t'u lehtesuar atyre integrimin ne shoqeri, por kjo nuk mund te konsiderohet si shperblim. PD ishte e vetmja qe kerkoi dhe luftoi per te liruar te burgosurit politik pasi duhet te kujtojme qe te fundit jane liruar nga burgjet ne vitin '91 e pikerisht me lufte nga PD. Te tjerat; shtepite, parate, letrat me vlere, privatizimet, shkollat jashte kritereve, postet e larta shteterore , kane qene dhe jane pjese e strategjise se PD per integrimin e tyre e jo shperblim per vuajtjet e tyre, sepse asnje shperblim nuk i lan dot vuajtjet e tyre.
Protesta u nis ne nje moment kyc per vendin, disa thone se ishte e qellimshme nisja e saj pikerisht tani kur Shqiperia priste te merrte nje nga lajmet me pozitive per integrimin. Ju si mendoni?
Ky ishte qellimi i dyte dhe konkret i greves i shprehur dhe publikisht prej organizatoreve. Cadra e ketyre grevisteve eshte e ngjashme me cadren qe Rama ngriti perpara liberalizimit te vizave. Cadra atehere, cader tani. Greve urie atehere, greve urie tani. Me sa duket Rames i ka humbur dhe fantazia. Qellimi i njejte ;te bllokoje integrimin. E tha publikisht kete gje dhe tutori i greves, ne nje nga ato konferenca shtypi ku gazetaret i njofton zedhenesja e PS, "tani le ta marre statusin Berisha" tha tutori pasi i kishin vene zjarrin njerit nga cadra.
Ndryshe nga sa ka ndodhur keto 22 vite, keto dite kemi pare PS te dale ne mbrojtje te shtreses se ish te perndjekurve. Pse ky interesim i opozites pikerisht tani per ta?
Interesimi i PS per te perndjekurit eshte vetem aq sa thashe me lart; t'i denigroje dhe mundesisht te perdore me te uletit prej tyre. PS eshte trashegimtarja direkte e asaj partie qe i burgosi, vrau e internoi e sot me shume se kurre pasi ka ne grupin e saj drejtues trashegimtaret direkt jo vetem moral e politik, por trashegimtaret e gjakut te atyre qe i persekutuan. PS eshte ajo qe ne gjithe kohen qe ishte ne pushtet nuk ju dha asgje, por ju hoqi dhe ato te drejta qe ju kishte dhene PD. PS ishte dhe eshte ajo qe nuk pranon asnje iniciative te PD ne favor te tyre dhe ne denim te regjimit komunist. PS eshte ajo qe ende nuk ka kerkuar falje dhe nuk do ta beje kurre sa te kete drejtues keta qe ka. Po PS ka bere dicka, ka demshperblyer "te perndjekurit e saj", ish-bllokmenet.