E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish ushtaraket, publikohet lista e re me 130 emra

ISSH ka riplotesuar listen e personave, plot 130 emra te cilet perfitojne pension te plote pleqerie apo te pjesshem ne kategorine ish -ushtarakeve. Nje kopje e njejte e kerkesave eshte depozituar nga vete kerkuesit ne ministrite ku ata kane qene te punesuar per rastin e atyre qe u ka lindur e drejta pas dates 1.7.2009. Listat e pergatitura nga ISSH jane te klasifikuara ne tri kategori kryesore: Lista e personave qe u ka lindur e drejta qe nga 01.07.2009 : Lista e personave qe jane ish-ushtaraket e dale ne pension perpara korrikut te vitit 1991 : Lista e personave qe kane aplikuar per procesin e rillogaritjes. ISSH menjehere pas ardhjes se dokumentacionit te plotesuar nga ministrite perkatese do te beje menjehere publike si listen e atyre personave qe u eshte plotesuar dokumentacioni nga ministrite perkatese ashtu edhe listen e personave qe e kane gati perfitimin e llogaritur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›