Mustafa: Marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të zbatohet

Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, të hënën ka pritur në takim zëvendëskomandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneral brigade, Bojan Pograjca, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Prishtinë dhe në Kosovë.Mustafa në këtë takim tha se trupat e KFOR-it në Prishtinë kanë një respekt të veçantë në mesin e qytetarëve.
“KFOR-i ka kontribuar mjaftë shumë për mirëqenien e qytetarëve të Prishtinës. KFOR-i, përveç rolit primar që kanë në Kosovë, e që është ofrimi i sigurisë kanë ndihmuar qytetarët e Prishtinës edhe në shumë fusha të tjera të jetës, si në infrastrukturë, shërbime publike dhe edukim. Prandaj, ne si komuna u jemi shumë mirënjohës ushtarëve të KFOR-it që shërbejnë në Kosovë”, tha kryetari Mustafa.
Mustafa dhe zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Bojan Pograjc kanë diskutuar edhe rreth marrëveshjes së nënshkruar në mes të Kosovës dhe Serbisë. Mustafa tha është mase e nevojshme që të fillohet me zbatimin në praktik.
Pograjc, tha se trupat e KFOR-it në Kosovë vazhdojnë të kujdesen për sigurinë në Kosovë, njëjtë si në veri të Kosovës, ashtu edhe në pjesë të tjera të vendit./Indeksonline./