Ilir Muharremi vlerësohet nga revista “Parajsa” për shkrimin kritik
Revista “Parajsa”, e cila botohet në Shqipëri, ka vlerësuar tekstin e kritikut të teatrit dhe arteve figurative Ilir Muharremi, si tekstin më të vlerësuar të vitit që lamë pas. Bëhet fjalë për shkrimin kritik, “Jetullah Haliti: Artisti i së kuqes, bardhës, kaltrës”. Ky tekst ka të bëjë me analizën dhe kritikën e pikturave, grafikeve dhe fotografive, të cilat janë ekspozuar para disa ditë ve në Universitetin mbretëror “Iliria” në Gjilan. Në shkrimin kritik, Muharremi është fokusuar tek ngjyrat e artistit Haliti dhe më e preferuara është e bardha, ngase kjo ngjyrë është tek veza, tek sinqeriteti, pafajësia, tek velloja e nuseve, tek gëzimi, hareja, tek plisi, tek qefini i rugovasve, dhe jo rastësisht Eti e gjen shpirtin e tij tek kjo ngjyrë. Kjo ngjyrë e pastër, pasqyron edhe pastërtinë, ose thënë më bukur fshinë brengat, vuajtjet, na liron nga energjia negative, prandaj Eti më shumë e gjen sekretin e artit tek kjo ngjyrë mistike, kjo ngjyrë engjëllore e cila mban edhe aromë të engjëjve.
Jude Law dhe Rachel Wise, triumfojnë me çmimin “West”
Jude Law dhe Rachel Wise janë fitues të çmimit të njohur “West” për aktorët më të mirë, që ndahen nga admiruesit e përbotshëm të teatrit. Jude Laë e ka merituar çmimin për rolin e realizuar tek “Hamleti” dhe Raicel Wise e ka marrë çmimin e saj për pjesën “Tramvaji me emrin dëshirë”. Pjesa e re teatrore ”Duke pritur Godonë” me Ijana McLen dhe Patrick Stuart është shpallur si ngjarja më e arritur teatrore e këtij viti. Roëan Atkinson, që në Shqipëri është i njohur si Mr. Bean, ka marrë çmimin më të mirë në Musical për pjesën "Oliver!", që nga ana tjetër si pjesë ka marrë çmimin më të lartë për realizimin e Musical. Çmimi më i lartë për aktoren femër ka shkuar për Patini Miler për rolin e interpretuar tek motrat në pjesën "Sister Act!". Pjesa “Jerusalim” e Jez Buttervort ka marrë çmimin më të lartë për pjesën më të mirë teatrore, ndërsa “Tramvaj me emrin dëshirë” ka marrë çmimin e lartë të dramës më të mirë. Për çmimet kanë votuar në internet plot 46.000 njerëz.
16 Shkurt 2010