E Diel, 1 Nëntor 2026

Ilir Shulku: Disiplina nuk merr parasysh asnje deklarate

Per problemet e javes se fundit, ne lidhje me incidentin qe ndodhi ne ndeshjen, Elbasani- Dinamo, ku ne perfundim te takimit gjyqtari kryesor, Sokol Jareci eshte kontestuar nga pala elbasanase per shkak se sipas tyre mohoi nje 11-metersh te paster, eshte duke u marre Komisioni i Disiplines. Sipas shefit te sektorit te garave ne FSHF, Ilir Shulku, akuzat e ngritura nga drejtuesit e Elbasanit, ne drejtim te gjyqtarit te ndeshjes, Sokol Jareci, nuk do te merren parasysh sepse ne media te gjithe jane te lire te shprehin pakenaqesite e tyre. "Ngjarjet, sipas rregullores, do te analizohen si gjithnje ne FSHF nga Komisioni i Disiplines," - theksoi Shulku. - "Procedurat jane te qarta. Ne baze te pamjeve filmike, te relacionit te vezhguesit dhe ankimimit te klubit, merret vendimi." Nderkohe, per rastin ne fjale, dhe per cdo rast tjeter, Shulku thekson se deklaratat e drejtuesve nuk merren parasysh, sepse te gjithe jane te lire te shprehin pakenaqesite e tyre. "Nuk merren parasysh akuzat qe ngrihen ne lidhje me pakenaqesite. Madje edhe per ngjarjen e Kavajes, ne FSHF deri dje nuk ka mberritur asnje ankimim nga pala peqinase."


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›