Serbet mund te themelojne institucion shendetesor
Ne paketen prej gjashte projektligjeve qe rrjedhin nga pako Ahtisari, u miratua dhe projektligji per shendetesine, ku parashihen kompetenca te zgjeruar per minoritin serbe qe jeton ne Kosoves. Me 52 vota pro dhe 17 kunder ky ligj ka vazhduar tutje shqyrtimin e tij. Ministri i Shendetesie, Alush Gashi tha se ligji parasheh kompetenca te shtuara per komunat me shumice serbe, ku u jepet e drejta per te themeluar nje institucion shendetesor. Edhe pse ligje e lejohet edhe punesimin e stafit nga komunat, por se mbikeqyrja do te jete nga Ministria e Shendetesise, e cila eshte pergjegjese per licencimin e spitaleve dhe punonjesve shendetesor. Kryetari i grupit parlamentar te AKR-se, Ibrahim Makolli i beri disa verejtje per kete ndryshim te ligjit, qe parashihet me Pakon e Ahtisarit. Ai kerkoi nga udheheqesi i Kuvendit, qe te dihet numri i ligjeve qe dalin nga plani nderkombetare. "Nuk po iu vjen fundi ketyre ligjeve qe burojne nga Pakoja e Ahtisarit, ato duhet ta kene nje fund", theksoi Makolli.