Votohen ligjet e Pakos Ahtisari
Deputetet e Kuvendit te Kosoves votuan ne parim ndryshimin e ligjeve qe rrjedhin nga paketa e ligjeve te Ahtisarit. Paketa permban projektligjet per Gjykaten Kushtetuese, per sherbimin e jashtem dhe projektligjin per sherbimin e misioneve diplomatike e konsullore. Ne nje seance te vecante, pasditen e djeshme, Parlamenti kosovar shqyrtoi dhe miratoi grupin e gjashte te projektligjeve qe dalin nga Pakoja e Ahtisarit. "Themelimi i Gjykates Kushtetuese e permbylle ciklin e shtetndertimit", tha ministri Arsim Bajrami, i cili ka qene ne krye te grupit te punes per hartimin e ketij projektligji. Nderkaq, ministri i Jashtem, Skender Hyseni, paraqiti ekspozene e projektligjit "Per sherbimin e jashtem". Ai theksoi se ky projektligj rregullon menaxhimin e veprimtarive kryesore te jashtme te Republikes se Kosoves. Ne kete grup te projektligjeve perfshihen projektligji per te huajt, projektligji per ndryshimin dhe plotesimin e ligjit per shendetesi, projektligji per perberjen perkohshme te Keshillit Gjyqesor te Republikes se Kosoves, projektligji per Sherbimin Konsullor te Misioneve Diplomatike dhe Konsullore te Republikes se Kosoves. Keto projektligje shqyrtohen dhe miratohen me procedure te shpejte, sepse kete e lejon mocioni i 15 shkurtit te ketij viti. Por, deputete te Kuvendit shpeshhere kane shprehur shqetesime dhe rezerva per menyren e shqyrtimit dhe miratimit te ketyre ligjeve. Kryetari i grupit parlamentar te AKR-se, Ibrahim Makolli i beri disa verejtje per kete ndryshim te ligjit, qe parashihet me Pakon e Ahtisarit. Ai kerkoi nga udheheqesi i Kuvendit, qe te dihet numri i ligjeve qe dalin nga plani nderkombetare. Ështe shume e mundur qe rreth 50 ligje qe dalin nga Paketa e Ahtisarit, mund te kthehen serish ne rishqyrtim parlamentar me qellim te harmonizimit te tyre me Kushtetuten dhe aktet e tjera juridike te Kosoves. Ne te kunderten nuk do te mund te zbatohen. Edhe projekt ligji per te huaj u miratuar me 85 pro 4 kunder dhe 4 abstenime. Punimet e Kuvendit te shtetit me te ri ne Ballkan pritet te vazhdojne te marten.