E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marseja pas barazimit ne Lion synon titullin

Lorik Cana ia ka dedikuar barazimin e fundit, 0-0, tifozeve qe ishin ne Lion per te perkrahur Olimpik Marsejen, ne ndeshjen kryesore te Liges franceze, gjate javes se fundit. Mesfushori kuqezi, Lorik Cana eshte vleresuar pas ndeshjes si nder me te miret ne fushe. Nderkohe ekipi i Marsejes ka qene afer fitores, duke luajtur me mire se kundershtari. Sidoqofte, barazimi ka qene i vlefshem per ekipin e kosovarit. "Barazimi me Lionin ishte nje prej rezultateve me te mira te ketij sezoni," - theksoi Lorik Cana. - "Kishim shume tifozet qe na mbeshteten ndaj Lionit. Prandaj ia dedikojme atyre kete rezultat." Kapiteni i Olimpik Marseje, Cana, ne rast se nuk largohet ne janar, mund te shpallet per here te pare kampion me ekipin tij, ne France. Olimpik Marseje ndjek Lionin ne France dhe synon qe te prishe serine e disa titujve kampione, te kryesuesve aktuale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›