Klodian Duro, leksion kuqezinjve
Me mire ne nje ekip dhe kampionat te nivelit te mesem dhe protagonist apo ne nje kampionat te forte dhe ne stol? Kjo eshte nje nder dilemat e futbollisteve te kombetares sone, e cila i ka shoqeruar vazhdimisht gjate viteve te fundit. Klodian Duro ishte autori i tre golave, ne ndeshjen e se dieles, per Ominia Nikosia, ne Qipro. Para se te kalonte tek qipriotet, lojtari i kombetares shqiptare, Klodian Duro luajti tre sezone ne kampionatin shqiptar, te Tirana. Nderkohe, me pare Klodian Duro ka qene pjese e klubit te Bundesliges se pare gjermane, Arminia e Bielfieldit. Mesfushori kuqezi, pas nje sezoni ne Gjermani, eshte larguar pa mundur te rinovoje nje kontrate tjeter. Gjithsesi, Duro eshte shprehur ne lidhje me eksperiencen ne Gjermani, se nuk do te deshironte qe te ishte pjese e nje kampionati te forte dhe i nje ekipi me emer dhe te qendronte gjate gjithe kohes ne stol. "Nje futbollist ka nevoje qe te luaje per t'i sherbyer karrieres se tij. Ne te kundert, me mire te jesh ne nje kampionat, apo ekip te mesem dhe protagonist," - eshte shprehur Duro, i cili pasi la Tiranen, ne fillim te ketij sezoni, nenshkroi nje kontrate dy vjecare me Omonia Nikosia. Gjate pjese se pare te ketij sezoni, Klodian Duro eshte bere protagonist, me lojen dhe me golat qe ka shenuar ndaj qiprioteve. Apoel Nikosia fitoi ne ndeshjen e fundit te kampionati qipriot, me rezultatin e thelle 4-1, ndaj A.P.O.P. Tre gola i shenoi lojtari i kombetares sone. Brenda dhjete minutave loje, Duro shenoi golin e pare nga pika e bardhe dhe realizoi dy golat e fundit, duke i dhene tre pike ekipit te tij. Nga ana tjeter, ne Gjermani dhe ne Itali jane disa lojtare shqiptare, te cilet nuk luajne aktualisht ne formacionin baze. Kesisoj, futbollistet shqiptare, shumica prej tyre, para se te largohen nga Shqiperia, jane duke preferuar vendet e lindjes dhe kjo lidhet me aktivizimin. Dy portieret, Beqaj dhe Hidi, si dhe dy kosovaret e kombetares, Curri dhe Dallku, luajne ne Qipro dhe ne Ukraine, dhe qe te mos rrezikojne ne karrieren e tyre, ata shpesh deklarojne se vendi i sigurt ne formacion ndikon ne vendimet e tyre, pavaresisht se kane pasur edhe oferta, ne kampionate me te forta, gjate ketyre viteve.