E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Xhelil Gjoni, i shqetësuar për ekstradimin e Aldo Bares dhe ndëshkimin e kriminelëve-sponsor të Edi Ramës

"Dje, shoku Xhelil Gjoni jr, ne zbatim te porosive dhe direktivave te shokut Edvin Kristaq Rama, artikuloi publikisht, mashtrimet e rendomta qe zakonisht i perdorin (pa sukses) me zyrtaret e huaj, per te penguar proceset integruese te vendit, si ai i heqjes se vizave, apo i antaresimit ne BE"

Konferenca për shtyp e deputetit Gent Strazimiri - Me sa duket ne cilesine e ish-drejtuesit te ministrise se Brendshme, te nje vendi qe nuk ka asnje lidhje me Shqiperine e sotme, shoku Xhelil, ofroi panoramën e vitit 2001, kur ai vete, drejtonte ne fakt simbiozen e krimit te organizuar me shtetin. Na rikujtoi se është ish-minister i brendshëm i nje vendi, nga brigjet e te cilit nisej çdo nate nje flote skafesh, qe transportonte nga mbreteria e kanabisit e marihuanes me mijra ton droge, disa mijra prostituta kryesisht nga vendet e lindjes, qe paiseshin brenda nates me pasaporta shqiptare ne komisariatet e caktuara nga lart; ku rendi e qetesia publike ruhej sipas lokalitetit nga Aldo Bare, Lul Berisha apo Nehat Kulla, pasi policia kishte pune te tjera…; ku Polici e blinte tek ministri vendin e punes, dhe pas 6 muajsh blinte nje restorant 450 mije euro ne mes te Tiranes, behej deputet a ndertonte pallate sipas rastit, ose te trija bashke; ku policia funksiononte si nje bande e organizuar qe vriste deputetet e opozites e masakronte komisioneret e saj ne zgjedhje, madje ne fund nxirrte dhe nderronte rezultatin sipas porosive. Ne cilesine e ish-drejtuesit te ministrise se brendshme e te deputetit te nje vendi, qe per shkak te luftes 4-vjeçare me “zero tolerance” ndaj krimit te organizuar, trafiqeve te paligjshme e korrupsionit eshte sot anetar i NATO-s; të nje vendi qe nuk e mbush me me mijra kufoma shqiptaresh, kurdesh, kinezesh, afganesh kanalin e Otrantos, që ne 4 vjet ka zbrazur listen 8 vjecare te te shumekerkuarve qe leviznin lirisht me makina ministrash te brendshëm, që nuk eshte me parajsa e makinave te vjedhura, e kultivimit te droges, prodhimit e transportimit te prostitutave, qe ne 4 vjet eshte vizituar e falenderuar publikisht nga ministra te brendshem apo drejtues te policive te: Italise, Britanise, Austrise, Frances, Gjermanise, Belgjikes, FBI-se, Interpolit, Europolit, Turqise, Greqise, Spanjes, Luksemburgut,etj, qe ne 4 vjet ka zhvilluar me sukses 100% se bashku me agjencite partnere, 69 operacione speciale nderkombetare, dmth. 69 operacione me shume se ne 8 vitet e qeverisjes se shokut Xhelil, qe kontrollon 100% territorin, kufijte dhe kontigjentin kriminal kombetar duke u dhene dinjitetin e dhunuar per 8 vite rresht, pasaportes shqiptare e qytetarit shqiptar, i cili per shkak te ketij vullneti te hekurt ne luften kunder krimit e korrupsionit se shpejti do udhetoje i lirë, pa viza ne Evrope, rikonfirmoj edhe nje here vullnetin e palekundur te kesaj mazhorance per “tolerance zero” ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit dhe lidhjeve te tyre me mafien politike sado lart ata qofshin e me çdo lloj kostoje. Deklaratat e ketij lloji te “tao taove” të rinj, të tmerruar nga ligji antimafia qe sapo kaloi ne parlament, nuk bejne asgje tjeter veçse ekspozojne veten dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar, dhe na shtojne bindjen se sot me shume se kurre lufta ndaj mafias qe kerkon deshperimisht pushtetin politik duhet te shkoje deri ne fund me vendosmerine dhe seriozitetin e nje shteti antar te NATO-s, e qe aspiraten me te fuqishme sot ka antaresimin e plote ne Bashkimin Evropian!

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›