E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: 8 dhjetorin do ta shndërrojmë në ditën e të ardhmes evropiane të Shqipërisë

Kreu i qeverisë Sali Berisha zhvilloi sot një takim me strukturat e Partisë Demokratike të qarkut të Tiranës, në kuadër të përgatitjeve në prag të festës madhështore të 8 dhjetorit. Në fjalën e tij Berisha u shpreh se më 8 dhjetor të gjithë shqiptarët duhet të mblidhen në sheshin Skënderbej në Tiranë, në kujtim të ditës që i hapi dyert kombit të dilte nga një regjim barbar. Ishte lëvizja e studentëve të dhjetorit, tha kryeministri që bëri të mundur çrrënjosjen e një prej regjimeve më të egra që ka njohur njerëzimi. 
Berisha u shpreh gjithashtu se “8 dhjetorin ne do ta shëndrrojmë në një ditë të së ardhmes sonë, sepse ne nuk punojmë as për lavdinë dhe as dhe për historinë”. “Përkushtimi ynë i plotë është ndryshimi i këtij vendi, cdo ditë cdo javë e çdo muaj”, tha kryeministri në fjalën e tij, duke ftuar të gjithë shqiptarët për pjesëmarrje masive në sheshin qëndror të kryeqytetit në kujtim të veprës madhore të studentëve të dhjetorit dhe përforcimin e idealeve evropiane të Shqipërisë.

Fjala e plotë e Kryetarit të Partisë Demokratike z.Sali Berisha, në mbledhjen e zhvilluar sot në Partinë Demokratike me anëtarët e kryesisë së Tiranës dhe deputetët e Qarkut të Tiranës.

“I nderuar zoti Bumci, z. Kruja, anëtar të degës dhe nëndegës së Tiranës. Dua të përshëndes anëtarët, militantët, simpatizantët e PD-së dhe të ftojë nga kjo platformë qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë me 8 dhjetor, ditën që ndau historinë e këtij kombi, ditën që ndau epokat për shqiptarët, ditën që bëri të mundur që shqiptarët të kalojnë nga mbretëri e shtypjes së egër e regjimit totalitar, e frikës, ndjekjes, persekutimit, izolimit më të thellë në historinë e tyre në mbretërinë e lirisë, dinjitetit, rrugës drejt Europës, drejt prosperitetit.
Me 8 dhjetor, të mblidhemi të gjithë në sheshin Skënderbej, të mblidhemi të gjithë qytetarët e Tiranës, për të  të nderuar me respektin më të thellë nderimin më të madh për ato djem edhe vajza të Universitetit të Tiranës, të cilët në një akt legjende u përballën në rrugët e Kryeqytetit me diktaturën me të egër që Europa kishte njohur ndonjehrë dhe e gjunezuan atë.
Ata erdhën në horizontin shqiptar në atë dhjetor ashtu sic i besoi çdo shqiptar si engjuj të vërtet. Ata u shfaqën si engjuj liberator ndaj dhe ne duhet të nderojmë me 8 dhjetor vepërn e tyre të madhe. 8 dhjetori duhet të bashkojë të gjithë antikomunsitët shqiptar, sepse beteja zhvillohej me sistemin me barbarë e më c’njerëzor që shqiptarët kishin njohur.
8   dhjetori ishte dita e antikomunizmit, ngadhënjimi mbi këtë regjim barbar. Por 8 dhjetori për çdo shqiptar u faktua gjithashtu si dita që i hapi dyert për kombin të dilte nga një udhëkryq i tmerrshëm në të cilin e kishte vendosur regjimi komunist. Një udhëkryq që nuk kishte lidhje, nuk i përkiste atij as lindja as perëndimi. Ky komb ka lindur një komb pernëdimor, ka një trashëgimi perëndimore, ka një perpspektivë perendimore dhe këtë e afirmoi edhe njëherë madhërishëm 8 dhjetori.
Ne kemi një arsye tjetër shumë të madhe për tu bashkuar të gjithë në sheshin Skënderbej në 8 dhjetor, sepse ne jemi burrat dhe gratë që shëmbem 19 vjet më parë murin e Berlinit në Tiranë. Ne sot qëndrojmë në kursin e historisë të shndërrimit të ëndrrave tona në realitet, të shndërrimit të idealit të dhjetorit në realitet, lokomotivë e integrimti të kërij vendi.
Këtë 8 dhjetor ne e festojëm më krenarë se kurrë, e festojëmë si qytetarë të një vendi anëtar të NATO-s. Ato ditë dhjetori kur studentët dhe qytetarët e Tiranës brohorisnin e duam Shqipërinë si githë Europa, ata brohorsnin për idealin euroatlantik të shqiptarëve që sot është kthyer në realitet.
Sot ne nderojmë 8 dhjetorin e vitit 90, pasi Bashkimi Evropian ka pranuar këkrsesën e Shqipërisë për anëtërësim në BE,  ideal madhor ky i lëvizjes studentore. Ne e nderojmë 8 dhjetorin sot në prag të realizimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptar në mabrë Europën. Ne nderojmë 8 dhjetorin pasi së bashku gjatë këtyre 4 viteve shëmbëm murin e krimit që ndante Shqipërinë me Europën,  murin e korrupsionit që kishte mbyllur dyert e integrimit të Shqipërisë në Europë dhe vijmë më të vendosur se kurrë të shëmbim murin e mafies që aleanca punisto - mafioze përpiqet të lartësoj çdo ditë e më shumë. Ne qëndrojmë të vendosur në zotimin tonë për shtetin ligjor që qytetarët shqiptarë të gëzojnë liritë që meritojnë.
Në 8 dhjetor ne nderojmë përpjekjen tonë të madhe në këto 19 vite, sakrificat e mëdha që bëmë për të mos u mposhtur. Janë të shumtë ata që nga 8 dhjetori gjer sot ranë për tu bërë të pavdekshëm dhe prehen sot në altarin e lirisë.
Por forcat politike që lindën nga 8 dhjetori, shpirti dhe ideali i 8 dhjetorit mbetën të pamposhtura. Sot ne jemi sërish në timon, sot ne jemi në mision të madh dhe të sigurt se ne do ta kompletojmë  atë.
Unë ftoj të gjithë shqiptarët pavarësisht nga bindjet partiake që i besojnë pluralizmit, vlerave të tij.  Ftojë të gjithë shqitarët pavarësisht bindjeve partiake për të cilët ëndrra europiane është projekti më i bukur për ata dhe familjet e tyre. Ftoj të gjithë shqiptarët,  për të cilët liria dhe vlerat e saj janë vlerat më të çmuara. Ftoj të gjithë shqiptarët, për të cilët familja është vlerë themelore e kësaj shoqërie, të bashkohemi në sheshin Skëndërbej për të festuar një ditë ndër më të mëdha në historinë e kombit tonë, për tu bashkuar në të gjitha kombet e Europës që festuan në nëntor me një madhështi të merituar, të paparë, rrëzimin e murit të Berlinit, 20 vjetorin e rënies së tij.
8 dhjetorin ne do ta shëndrrojmë në një ditë të së ardhmes sonë, sepse ne nuk punojmë as për lavdinë dhe as dhe për historinë. Përkushtimi ynë i plotë është ndryshimi i këtij vendi, cdo ditë cdo javë e çdo muaj.
Ndaj ftoj të bashkohemi në sheshin Skenderbej të gjithë qytetarët e këtij vendi për të cilët ndryshimi është një dëshirë, është vullnet, të ciëlt janë të vendosur të kontribojnë në këtë ndryshim jetik dhe përcaktues për fatet tona, për të ardhem e fëmijëve tanë, të ardhmen e shqiptarëve në tërësi.
Zonja dhe zotërinj, Tirana duhet të jetë në krye të festës.  Lëvizja e dhejtorit është lëvizja e dhejtorit të studentëve të Universitetit të Tiranës. Këtu në Tiranë Azem Hajdari së bashku me  studentët e tij nisi atë betejë, në të cilin u shemb muri i Berlinit, u shemb për tu mos u ngritur më kurrë.
Pra le të bëjmë përpjkejen më të madhe gjer në ora 16.00 të ditës së martë për të organizuar festën më të bukur, më të ngrohtë, më miqësore e festive që kryeqyteti ka njohur. Unë kam bindjen se qytetarët e Tiranës do të dëshmohen në lartësitë e idealeve të dhjetorit.
 Rroftë Tirana, rroftë Shqipëria”.
 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›