E Diel, 1 Nëntor 2026

Perplasje ne Kuvend per fushaten. Opozita Basha preku privatesine

Debati Deputetet e PS-se akuzojne kandidatin e PD-se. Mazhoranca Skeni bere asgje

Fushata elektorale e 8 majit hyn edhe ne sallen e Parlamentit. Deputetet e PD-se dhe PS-se jane perfshire dje ne 60 minuteshin e debatit te lire per te leshuar akuza reciproke ne drejtim te dy kandidateve per Bashkine e Tiranes Edi Ramen dhe Lulzim Bashen. Partia Demokratike nepermjet deputeteve Albana Vokshi Aurel Bylykbashi dhe Eduard Halimi ka kerkuar nje kryetar bashkie me kohe te plote ndersa socialistet Alfred Dalipi Damian Gjiknuri dhe Ilir Gjoni kane akuzuar kandidatin e PD-se per Tiranen se ka futur duart ne privatesine e qytetareve duke u marre atyre te dhenat personale. Basha ka futur doren ne privatesine e qytetareve shqiptare. Te dhenat e shqiptareve jane ne dore te privateve. Jemi i vetmi vend ku te dhenat e individeve menaxhohen nga kompanite private tha deputeti i PS-se Alfred Dalipi. Deputeti Dalipi ka ilustruar nje rast per te argumentuar akuzuat qe beri dje ne drejtim te kandidatit Basha. Dy dite me pare ish-ministri i Brendshem Lulzim Basha i ka shkruar mesazh urimi nje djali me emrin Erind i cili per rastesi ka perfunduar shkollen e larte jashte Shqiperise dhe i eshte refuzuar te punoje ne administraten shqiptare tha Dalipi. Sipas deputetit socialist postin per te cilin Erindi konkurroi e fitoi dhendri i Kryetares se Kuvendit. Por opozita nuk u perqendrua ne kete rast por ne faktin se ish-ministri i Brendshem ka nderhyre ne privatesine e shqiptareve. Deputeti Dalipi beri me dije edhe shqetesimin dhe paralajmerimin e Bashkimit Europian. Nese manipulohen kartat e identitetit vendi rrezikon Bashkimin Europian dhe vizat tha Dalipi. Kunderpergjigjja erdhi menjehere nga kampi demokrat Ardian Turku. Nuk besoj se nje mesazh ne telefon zevendeson te dhenat qe shperndau bashkia per adresat tha Turku. Ne vazhden e akuzave deputeti Ilir Gjoni u perqendrua edhe te siguria ne vend. Po abuzohet me te dhenat personale. Basha permes sms elektorale po dhunon privatesine e qytetareve tha Gjoni. Ndersa deputeti Gazmir Bizhga akuzoi policine se eshte vendosur ne funksion te Partise Demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›