Dallendyshe Allkaj Ofroj punen dhe perkushtimin tim
Partia Demokratike ka hequr dore nga kandidati i PDR-se qe i riktheu Bashkine e Ballshit te djathtes dhe garon me 8 maj me nje grua te rekrutuar nga radhet e shoqerise civile. Dallendyshe Allkaj e njohur si administratore e suksesshme ne biznes e mbeshtet fushaten e saj pikerisht te qendrimi i derisotem jashte politikes dhe premton me shume transparence.
Zonja Allkaj ju nuk jeni anetare e PD-se perse kandidoni per kete force politike
Une i njoh mire hallet dhe problemet e bashkeqytetareve te mi dhe mendova te bej dicka per ta. Por motivi me i forte eshte nje amanet per te cuar deri ne fund nje rruge te nisur nga vellai im i cili nuk jeton me. Ai ka qene themelues i Partise Demokratike ne Mallakaster dhe ka konkurruar ne vitin 1991 per kryetar bashkie por nuk fitoi. Tani shpresoj ta coj perpara une kete deshire te tij.
Per cfare ka nevoje me shume Ballshi sot
Ballshi ka qene dikur nje nga qytetet me te zhvilluara ne vend me nje nivel te larte mireqenieje dhe me jete te pasur social-kulturore. Por sidomos ne dhjete vitet e fundit qyteti po braktiset gjithnje e me shume. Nga ana e pushtetit vendor nuk ka pasur perkushtim per kete qytet. Kjo duket te mungesa e theksuar e infrastruktures mjediseve clodhese mungesa e gjelberimit qe eshte i domosdoshem ne kete qytet me ndotje te larte per shkak te industrise se naftes. shte e patolerueshme qe ndodhet ne gjendje te mjerueshme edhe rruga e kombinatit burimit kryesor te te ardhurave te ballshioteve. Ata 1200 naftetare qe kalojne aty cdo dite nuk e meritojne ate rruge. Edhe ndricimi publik eshte problem i madh per qytetin mungon nje qender kulturore... Ka shume probleme qe une i kam vuajtur perdite si qytetare e Ballshit.
fare mendoni se kane bere nder vite kryetaret e bashkise per keto probleme
Problematikat qe ju rendita me siper nuk jane prekur fare nga asnje kryetar qe ka qene perpara meje.
Pse mendoni se eshte braktisur Ballshi
Per shkak te mungeses se fondeve dhe te menaxhimit te mire te te ardhurave te bashkise. Ndoshta nuk ka pasur nje perdorim me eficense te ketyre fondeve te siguruara si nga bashkia edhe nga grandi i qeverise.
Ju mendoni se paraardhesit e vendit qe pretendoni te fitoni kane abuzuar me fondet
Nuk mund ta ngre kete akuze por me duhet ta pranoj se kane munguar projektet dinjitoze per te perfituar fonde te medha.
fare u premtoni bashkeqytetareve tuaj Pse duhet tju votojne ata me 8 maj
Te mua do te gjejne njeriun e punes perkushtimin dhe seriozitetin. Premtoj se do te perdor me eficense e transparence fondet publike. Dy nderhyrjet qe do te bej ne fillim te mandatit tim nese e fitoj jane rikonstruksioni i rruges qe thashe me lart nga qendra deri ne uzine KPTHN dhe rruga e lagjes Bylis. Premtoj ndertimin e nje ambienti clodhes per femijet dhe te moshuarit. Gjelberimi do te jete ne qender te vemendjes. Do te ndryshoj pamjen e infrastruktures se ketij qyteti si dhe do te shoh te gjitha rruget dytesore dhe ato te brendshme te lagjeve. Por me kryesorja do te jete zbutja e nivelit te ndotjes. Niveli i larte i ndotjes nga industria e naftes ka bere qe qyteti te braktiset cdo dite nga banoret e tij. Do te kerkoj nga qeveria qe te nderhyje me projekte rehabilituese per mjedisin.
Po per rivalin tuaj kandidatin socialist cfare mendimi keni
Rivali ka qene ne strukturat drejtuese te partise qe perfaqeson cka shihet si favor per te. Por ajo qe me shqeteson tek ai lidhet me faktin se ka qene ne keshillin bashkiak ku ka pasur mundesine e plotesimit te shume kerkesave dhe nevojave te komunitetit por nuk e ka ngritur zerin. Kjo e rendon ate dhe e detyron qe te mos dale me premtime per ballshiotet.