Konfirmohen kryebashkiaket kryesore ne vend
Pjesa me e madhe e qytetareve te cilet jetojne ne qytetet kryesore te vendit deklarojne se do te votonin te njejtin kryetar bashkie qe ende eshte duke administruar vendin ku ata jetojne. Ky ishte nje nga konkluzionet qe nxori dje sondazhi i realizuar nga Instituti shqiptar i Studimeve Nderkombetare per perceptimet e pritshmerise se qytetareve mbi qeverisjen vendore dhe zgjedhjet vendore ne Shqiperi. Ky sondazh eshte bere ne baze te intervistave te zgjedhura ne menyre te rastesishme balle per balle me nje kampion prej 1250 te anketuarish. Kampioni u shpernda ne 10 qytete ne menyre perpjesetimore dhe keto anketime u kryen ne qytete si Tirana Durresi Elbasani Fieri Berati Korca Lezha Kukesi Gjirokastra dhe Vlora. Sipas perfaqesuesve te institutit ky anketim u be gjate muajit shkurt te vitit 2011 dhe ishte i ndare ne kater seksione qe perfshijne te dhenat demografike zgjedhjet vendore 2011 kenaqesia nga qeverisja vendore dhe axhenda e komunitetit. Pyetjes nese zgjedhjet lokale do te zhvilloheshin neser a do te votonit per rizgjedhjen e kryetarit te tanishem te bashkise suaj 43.8 e qytetareve te ketyre 10 qyteteve shprehen se po ndersa 34.4 shprehen se jo. Ne sondazh theksohet se mesatarisht qytetaret jane te kenaqur per sa i perket drejtimit dhe krijimit te sherbimeve nga ana e pushtetit vendor. Keshtu pyetjes nese jane te kenaqur qytetaret me punet e qeverise gjate ketyre kater viteve shume te kenaqurit jane 11.5 te kenaqurit jane 22.5 disi te kenaqurit jane 28.9 dhe te pakenaqurit jane 12.1. Po keshtu interesant eshte fakti se shqiptaret jane me shume te interesuar per te votuar partine qe propozon kandidatin se programi qe ky kandidat shpalos per qytetin. Keshtu vetem 23 e tyre ia besojne voten ne baze te programit ndersa 34.6 cilesive te kandidatit vijuar nga partia qe e ka propozuar me 31.1. Nga ana tjeter sondazhi del ne konkluzionin se pjesemarrja ne zgjedhjet vendore te vitit 2011 pritet te mbetet midis 60 dhe 70 perqindje kjo relativisht e larte krahasuar me proceset e tjera zgjedhore ne vendin tone. Ata qytetare te cilet nuk do te votojne jane te mendimit se zgjedhjet do te manipulohen ose se zgjedhjet realisht nuk do te ndryshonin rezultatin e zgjedhjeve. Po keshtu qytetaret kane nje perceptim negativ per sa u perket marredhenieve qe pushteti qendror ka me ate vendor ne vendin tone vetem 3 mendojne se marredheniet mes ketyre pushteteve jane shume te mira.