E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eusebio Haliti refuzon pjesëmarrjen

Eusebio Haliti, talenti shqiptar i atletikës e që stërivet e garon në Itali, nuk do të marrë marë pjesë në Kupën e Europës, aktivitet që do të zhvillohet në Banka-Bistrica të Sllovakisë, nga datat 21-22 qershor.
Haliti, i cili garon në disiplinë e 400 metrave, njoftoi federatën e atletikës se nuk mund të merrte pjesë për shkak të impenjimeve të tjera. Lajmi jepet nga sekretari i përgjithshëm i Federatës së Atletikës, Nikolin Dionisi.
Shqipëria përfaqësohet me 10 atlete femra, midis tyre Klodiana Shala, dhe 8 meshkuj, ku spikasin emrat e Admir Bregut, Elton Bitinckës, Dorian Collakut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›