Gjermania gjunjëzon Portugaline, Balak eliminon Ronaldon

Gjermania dhuroi një spektakël të jashtëzakonshëm në fitoren 3-2 me Portugalinë në cerekfinalen e parë të Euro 2008, ku u përcaktua edhe gjysmëfinalistja e parë e Kampionatit të 13-të Europian. Tri herë kampionët e Europës e merituan kualifikimin në një nga ndeshjet më dramatike të Europianit.
Minuta e 22-të prodhoi një gol fantastik për gjermanët. Balak e Podolski kombinuan shumë bukur në të majtë, Podolski krosoi dhe Shvajnshtajger, i cili iu vodh mbulimi të Fernando Karvajos shënoi me cinizëm golin e parë për Gjermaninë.
Pa kaluar ende katër minuta, në të 26', Shvajnshtajger ekzekutoi një goditje të lirë duke e hedhur topin në zonë, dhe aty Miroslav Kloze i pambuluar realizoi golin e dytë për triherë kampionët e Europës dhe të parin personal në Euro 2008 për sulmuesin e Bajernit të Munihut. E pabesueshme. Gjermania udhëhiqte 2-0 pas vetëm 26 minutash. Trajneri i Portugalisë, Luis Felipe Skolari në bankinë dhe Kristiano Ronaldo në fushë mbetën të shokuar, por luzitanët gjejnë kohën për të shënuar një gol në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 42 më anë të kapitenit Nuno Gomesh.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin prej një goli të Gjermanisë, ndëra pas presionit të dhjetë minutave të para të pjesës së dytë, kapiteni i Gjermanisë, Mikael Balak realizoi golin e tretë në minutën e 61-të. Goli i dytë në mesfushorit të Celsit. Portugalia bëri përpjekje të jashtëzakonsme dhe arriti të shkurtojë diferencën më anë të zëvendësuesit Helvert Postiga, tri minuta nga përfundimi i kohës së rregullt. Me kapitullimin e Portugalisë u largua edhe një prej favoritëve më të mëdhaja për të fituar Kampionatin Europian. Gjermania pret tashmë të njihet me kundërshtarin e gjysmëfinales, që do të dalë nga cifti Kroaci-Turqi.