Dy gjimnastë shqiptare në kampionatin e Çekisë

Dy gjimnastë shqiptare, Riselda Selaj (me trajner Ferdinand Marën) dhe Klodian Toska (me trajner Gazmend Toskanin) do të marrin pjesë në Kampionatin e Cekisë, që do të zhvillohet në datat 21 e 22 qershor 2008. Lajmi bëhet i ditur nga sekretari i përgjithshëm i Federatës së Gjimnastikës, Bardhyl Hoxha.