Kombëtarja e basketbollit nis stërvitjet

Kombëtarja shqiptare në basketboll për femra nisi sot grumbullimin stërvitor në Vlorë në kuadër të Kupës së Promocionit, që do të zhvillohet në Luksemburg nga data 7-12 korrik 2008.
Përfaqësuesja e basketbollit drejtohet nga trajneri Viron Toska dhe Edra Alibegaj (zëvendestrajnere).
Shqipëria bën pjesë në Grupin A, së bashku me Skocinë, Uellsin e Maltën. Në Grupin B bëjnë pjesë Luksemburgu, Gjirblatari, Andorra dhe Monako.