E Shtunë, 31 Tetor 2026

Illinoisi heq dënimin me vdekje

Nga Express më 02 korrik 2011 në ora 17:39

Pas një debati shumëvjeçar, në shtetin amerikan të Illinoisit është hequr dënimi me vdekje.

Shteti tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare në vitin 2000, kur guvernatori i atëhershëm republikan, George Ryan, deklaroi moratorium trevjeçar për dënimet me vdekje.

Fati i heqjes së dënimeve me vdekje në këtë shtet është vulosur në mars, kur guvernatori demokrat, Pat Kuin, nënshkroi legjislacionin, që i jep fund dënimeve me vdekje.

Ilinois ka ekzekutuar 12 njerëz që nga viti 1977, kur është rikthyer dënimi me vdekje, por asnjë që nga viti 1999.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›