Clichy, afër Man Cityt

Nga Express më 02 korrik 2011 në ora 17:59
Mbrojtësi i majtë i Arsenalit, Gael Clichy pritet të bëhet përforcimi i parë i Manchester Cityt gjatë këtij afati kalimtar të verës. Sipas të përditshmes angleze The Guardian, klubet kanë arritur marrëveshje me vlerë prej 7 milionë funtesh për kalimin e francezit në Eastlands.
25 vjeçari spekulohej me largim nga Emirates, derisa kërkon sfida të reja, ndërsa Liverpool dhe Roma janë përmendur në mesin e klubeve të interesuara për shërbimet e tij.
Por, duket se City ka dalë fitues në transferimin e mbrojtësit të majtë, i cili ka zhvilluar mbi 250 ndeshje për Arsenalin nga viti 2003 kur erdhi nga Cannes.