E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iluzioni i Meritave

Sa përqind e suksesit është merita ime, dhe sa vjen nga forcat jashtë meje? Kjo është një pyetje e shkëlqyer që nuk ka një përgjigje definitive. Gjatë gjithë jetës kanë qenë të ndryshëm njerëzit që kanë pasur ndikim tek ju: prindërit, miqtë, mësuesit, paraardhësit, mentorët etj. Është shumë vështirë të dini se sa përqind e suksesit tuaj është detyrim ndaj këtyre njerëzve dhe sa është detyrim ndaj vetes. Megjithatë, kjo pyetje e ka një përgjigje morale dhe praktike, e cila është: Ju duhet ta konsideroni veten si autor i vetëm i të gjitha arritjeve tuaja në të ardhmen dhe si përfitues mirënjohës për të gjitha sukseset tuaja të fundit. Gjatë jetës, ju do të kaloni nëpër faza të ndryshme të të menduarit rreth asaj se sa merita i njihni vetes. Prandaj duhet ta filloni jetën tuaj me iluzionin se jeni plotësisht në kontroll të asaj që ju bëni, dhe ta mbaroni atë me mirënjohjen se në fund të fundit ju keni marre më shume sesa meritoni. Në të 20-at tuaja, për shembull, ju duhet ta konsideroni veten si një supermen cili është arkitekti i mrekullisë së asaj që jeni ju. Kjo është hera e fundit në jetën tuaj që vetja do t’u duket me të vërtetë interesant, kështu që edhe mund të përfitoni prej saj. Ju duhet të imagjinoni se keni pushtet për të transformuar krejtësisht veten. Kjo ndjenjë e mundësisë do të lëshojë energji të ethshme që do të çojë përpara. Do të jeni një nga ata njerëz të cilët kanë qenë pjesë e të gjitha klubeve shoqërore në shkollë të mesme, kanë filluar një biznes ndërsa ishin akoma në kolegj dhe i kane kaluar vitet pas diplomimit duke bërë me guxim punë sipërmarrëse sociale në të gjithë botën në zhvillim. Në të 30-at dhe 40-at tuaja, do të filloni të mendoni si një shkencëtar politik. Do të keni një vlerësim të ulët të fuqisë suaj dhe një vlerësim më të madh të pushtetit të institucioneve ku ju mund të jeni pjesë. Ende do të keni besim në aftësitë tuaja, por ato do të jenë më shumë aftësi kërkimi, e jo krijimi. Ju do të përshtateni me rregullat dhe veçoritë e mjedisit tuaj dhe do të mbaheni me atë që eseisti Joseph Epstein quan "snobizmi aktual". Do të arrini të kuptoni se çështja kryesore nuk është më ajo që ju doni, por ajo që tregu kërkon. Pastaj në të 50-at dhe 60-at tuaja, ju do të bëheni një sociolog, duke kuptuar se marrëdhëniet janë më të fuqishme se individët. Sa më lart ne karrierë që ngjitet një person, aq më shumë kohë ky person i kushton planifikimit dhe personelit. Po ashtu do ta gjeni veten duke menduar përsëri rreth mentorëve tuaj, të vetëdijshëm se sa shumë kanë ndikuar në rrugën tuaj. Steve Jobs ka thënë se realizimi i tij më i madh ishte ndërtimi i një kompanie, dhe jo një produkti. Pastaj në të '70-at dhe '80-at tuaja, ju do të jeni si një historian i antikitetit. Mendja juaj do lundrojë përgjatë dekadave të shkuara dhe pastaj përsëri përgjatë shekujve, dhe do të kuptoni se sa thellë jeni formuar nga traditat e lashta të popullit tënd. Kompanitë e mëdha, organizatat bamirëse dhe kombet janë ndërtuar nga grupe individësh ku secili ka vlerësuar jashtëzakonisht shumë autonominë e tij. Si një qenie njerëzore, është e rëndësishme të dini se kjo gjë është krejtësisht e pakuptimtë.

David Brooks

Përktheu: Dardan Elezi Marrë nga New York Times


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›