Im at pelqente Maon

Lina Selander vjen nga Stokholmi e ftuar ne ekspoziten fare i ndodhi gjeneralit e cila u hap dje ne Galerine e Fakultetit te Arteve Pamore ne Tirane. shte e vetmja artiste e huaj qe interferon ne nje dialog te disa artisteve vendas mbi te kaluaren dhe te sotmen si cdo dialog fundja.
Ne video instalacionin Kur dielli perendon behet krejt i kuq pastaj zhduket 2008 Selander citon pret monton nga Kinezja La Chinoise 1967 film i Jean-Luc Godard kineast qe i shfaqur fillimisht si i nouvelle vague-s kreu dialog te vazhdueshem me politiken nepermjet estetikes. Kinezja kishte dale pak muaj para revoltave te Majit 68. Foshnjeria politike dhe besimi te nje revolucion i treguar ne stilin e filmit brenda filmit Selander i rimerr ne nje forme tjeter prej ketij ati shpirteror te kinemase dhe i perdor per te treguar historine e saj personale. Ajo merr shkas nga historia e babait te saj nje maoist pasionant ne Stokholmin e viteve gjashtedhjete.
Ne dhomen ku Selander paraqet video instilacionin ne njerin ekran ju ofron shtjellime filozofike mbi gjuhen imazhin dhe thelbin e ceshtjes rivleresimin e komunikimit mes njerezve. shte edhe shume poetik teksti qe artistja 38-vjecare ka shkruar. Teksti paraqitet si titra te pamjeve dokumentare qe jane nxjerre nga filmi i Godardit nga arkivat mbi revoltat studentore ne Paris dhe Stokholm ne 1968 nga arkiva personale.
Ndersa benim me Lina Selander intervisten per te parin prezantim te sajin ne nje ekspozite ne Shqiperi ajo ndalej dhe tregonte fotot e te atit ne mesin e protestuesve apo ate qe ndodh ne kohen e Maos. E shihni njollen ne koken e Maos shte nje njolle lageshtire mbi nje foto-lajm mbi Mao Ce Dunin. Ne fakt te gjitha imazhet qe shihni te ky ekran i kam fotografuar me blic dhe te gjitha fotot kane nje drite. Kjo drite verbuese ne imazh bllokon cdo kuptim te motivit apo ngjarjes se fotografuar.
E ndersa drita verbuese djeg nje cope te imazhit dhe ia ndalon shikuesit here pas leximin degjohet zeri ne suedisht qe i referohet kesaj drite verberie
Dua te jem e verber
Pse
Per te folur me mire me njeri-tjetrin qe ta degjojme njeri-tjetrin me kujdes
Si mundet
Ta perdorim ndryshe gjuhen
Fjalet nderrojne kuptim ne kohe.
Dhe
Dhe atehere do te flasim me te vertete me njeri-tjetrin kuptimi do ti ndryshoje fjalet.
Lina Selander ka studiuar fotografi dhe kinema ne Universitetin Mbreteror te Arteve te Bukura ne Stokholm dhe ne Universitetin e Goteborgut.
shte mire puna juaj ketu fare ju bashkon ju ne kete teme qe eshte frymezuar nga nje klasik i kinemase shqiptare Gjeneral Gramafoni
Tema eshte shume aktuale me zgjedhjet ne Shqiperi dhe gjithashtu dhe me historine e komunizmit me historine e nje shoqerie te kontrolluar. I gjithe koncepti i ekspozites paraqitet si ndermjetesim i imazhit me historine.
Te kjo ekspozite per mua eshte i njohur nje artist i rendesishem shqiptar Adrian Paci. I kam ndjekur punet e tij dhe te Anri Sales.
Video instilacioni qe paraqes ne Tirane eshte nje pune poetike fragmentare dhe mund ti jape shikuesit mundesine per te soditur mendimet e tua. Jo gjithcka qe une dua te them eshte e shkruar. Ne kete rast te Kur dielli perendon behet krejt i kuq pastaj zhduket shikuesit ftohet te mendoje per veten.
Pse i referoheni Zhan Lyk Godarit pse eshte i nevojshem ballafaqimi me vitin 1968
Ne fakt origjina e kesaj pune merr shkas nga nje histori personale nga historia e tim eti. Ai ishte maoist ne vitet gjashtedhjete ne Suedi. Ka marre pjese ne protestat ne Stokholm. Ai hoqi dore nga te gjitha dhe u bashkua me celulat e protestuesve. E vetmja gje qe lexonte ishte Libri i vogel i Kuq i Maos. Ta shohesh sot duket marrezi por ishte nje pasion i madh nje angazhim i madh qe zuri fill me Luften e Vietnamit. Dhe donin te benin revolucion.
Kam dashur ta kuptoj qendrimin e tim eti dhe gjithe levizjen e viteve gjashtedhjete.
Kam kerkuar ne arkiva dhe foto familjare. Ja ky qe po shihni tani eshte im ate. Te ngjall emocione ajo kohe. Kam kerkuar dhe gjetur shume foto nga Lufta ne Vietnam dhe keshtu me duket se nisa nje dialog.
Perse ju sherbeu Kinezja
Per te krijuar nje distance dhe per ta bere me shume artistik kete dialogun tim.
E kisha pare filmin me kohe - nuk eshte ky jane te tjere filma qe i pelqej Godarit. Kisha nje shkendije qysh kur e pashe kete film. Ju shihni se si nje drite i pershkon keto imazhe. shte nje menyre per te qene e pranishme ne keto imazhe te se shkuares per te qene e pranishme po edhe per te krijuar distance. Nisa te shkruaj skenarin per Kinezen hodha mendimet dhe komentet e mia per te.
Godar gjithashtu eshte si nje figure aterore. Une kam studiuar fotografi jam kineaste dhe ai eshte si nje hije gjigante mbi ate qe ben ti. Kjo ka te beje edhe me menyren si e koncepton kinemane.
Ja keto qe po shohim tani jane imazhe nga Kinezja.
Ne njerin ekran revolucioni ne tjetrin poezia.
Njera eshte pjesa diskursive dhe ana perballe saj eshte pjesa poetike reflektive. Kjo ane eshte hija e gjetheve te kuqe te nje peme. Po te ulesh ketu ku jemi ne kjo drite e kuqe do te bjere mbi koken tuaj. Ndoshta ka te beje me shume me faljen... jeta vazhdon dhe ne kete pike te diskutimit tone instalacioni kryen funksionin e vet.
Ne fund te filmit ndodh nje shperberje sic po e shohim tani kjo ane e ekranit behet e zeze ndersa dhoma e kuqe. Kjo eshte loja dhoma dhe dy ekranet. Ekrani i kuq pikon gjak ne ekranin perballe.
Kur dielli perendon behet krejt i kuq pastaj zhduket. Ne distance me diellin metaforik me ate angazhim te baballareve ne idete komuniste dhe per nje revolucion ne Perendim te Evropes ne cfare perfundimesh dilni
Per mua sot e gjitha kjo eshte nje meditim melankolik. Jo thjesht sepse ekziston kjo lidhje me historine e babait tim. Sigurisht qe nuk ekziston me angazhimi si atehere. Sot shohim se cpo ndodh me Tunizine cpo ndodh ne Egjipt Libi qofte edhe ketu te ju ku njerezit protestojne dhe o Zot qellohen
Nuk di nese shikuesit mund te mesojne dicka nga instalacioni im por ndoshta mund te reflektojne per historine emocionet. Ky eshte filtri im historia ime.
Njerezit shohin lajme shohin dokumentare dhe nuk e vrasin shume mendjen qe dikush eshte duke mbajtur kameren dhe dikush eshte duke i drejtuar gjerat vetem ne nje drejtim.
Nga video instilacioni pame se ju kryeni nje proces mbi montazhin citimet dhe referimet e te tjereve. Ne thelb ku bazohet puna juaj
Perhere e me shume jam perqendruar ne dekonstruksionin e gramatikes se filmit dokumentar e elementeve realizues te filmit. Por une i jap shume rendesi edhe historise subjektive dicka qe vjen nga pervoja personale. Pas ketij filmi kam xhiruar ne Palestine ne vendin e katastrofes se ernobilit.
Me intereson lenda dokumentare dhe se si eshte krijuar kjo lende. Me pelqen te tregoj histori me pelqen historia. Ne nje fare kuptimi akoma besoj te imazhi dhe kerkoj te merrem me lidhjet qe krijon fjala me imazhin.