Lesi Do te hap bllok me te rrezikshem se i Metes

TIRAN - Zevendesministri i Kultures Nikolle Lesi paralajmeron se do te hape nje bllok tjeter shume me te rrezikshem se ai i Ilir Metes per drejtuesit e institucionit ku ai punon. Qendrimet e ashpra tw numrit dy te Ministrise se Kultures vijne pas publikimit te nje autorizimi te ish-ministrit Xhaferri i cili autorizon zevendesministren Turku qe te drejtoje MKTRS-ne deri ne emerimin e nje drejtuesi te ri. Autorizoj znj. Suzana Turku zevendesministre ne MTKRS te zevendesoje ministrin deri ne emerimin e ministrit te ri sipas percaktimeve te Kodit te Procedurave Administrative- shkruhet ne autorizimin e firmosur nga ish-ministri Xhaferri.
Per zotin Lesi i cili deri me tani ka qene vete i ngarkuar ne postin e ministrit deri ne dekretimin e drejtuesit te ri te institucionit ky autorizim nuk eshte i vlefshem. I kontaktuar nga gazeta Shekulli ai akuzon ish-ministrin e Turizmit se e ka nenshkruar kete dokument qe nga restorantet e Durresit vetem dy dite me pare.
Numri dy i MKTRS-se sqaron se eshte njohur rastesisht dhe jo ne menyre zyrtare me nje autorizim te ish-ministrit Ferdinand Xhaferraj. Sipas Lesit dokumenti ne fjale nuk eshte urdher ministri por thjesht autorizim. Ky dokument sipas tij eshte i paligjshem jokushtetues dhe ka autorizuar kolegen tjeter zevendesministren Suzana Turku si ministre ne detyre.
Lesi tregon se edhe komunikimi nuk ka qene sipas rregullave Une jam njohur jo ne menyre zyrtare pra nuk eshte mbledhur kolektivi i ministrise por kam qene ne nje takim tjeter kur me eshte thene qe eshte veteshpallur Suzana Turku ministre ne detyre me nje autorizim te ish-ministrit Xhaferri. Pastaj kam kerkuar informacion nga Sekretari i Pergjithshem i Ministrise i cili ne menyre korrekte me ka thene tekstualisht qe nuk ka urdher as autorizim te ministrit Xhaferri te leshuar para largimit te tij nga posti i ministrit.
Me tej Lesi sqaron se ka pare nje shkrese zyrtare me numer protokolli e qe mban daten 29 mars ku sipas tij Xhaferrit paska autorizuar ministre ne detyre kolegen Suzana Turku e cila eshte nje kolege e nderuar.
Per te ky eshte nje urdher i paligjshem i pazbatueshem. Zevendesministri thote se do te njohe vetem ministrin e dekretuar nga kryeministri dhe jo ministra te firmosur nga restorantet e qytetit bregdetar.
Une njoh vetem kryeministrin dhe njoh minister te dekretuar nga kryeministri jo ministra te dekretuar ose te autorizuar ose te firmosur ne restorantet e Durresit keto dite ne fushate. E theksoj keta jane ministra te emeruar nga restorantet e Durresit te paligjshem. Nuk po ngre akuza te tjera qe mund te jene dhe prapaskena te ketij autorizimi qe pashe sot- deklaroi Lesi.
Ai paralajmeron se nese vazhdohet ne kete rruge te administrimit te Ministrise se Kultures Turizmit Rinise dhe Sporteve me keto shkresa une detyrohem pastaj qe te hap nje bllok jo si te Ilir Metes por nje bllok tjeter shume me te rrezikshem per ato qe kane qene perpara meje. Numri dy i MKTRS-se thekson se do ti drejtohet edhe Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per ndjekje penale per falsifikimin e dokumenteve.