E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE Problemet me zgjedhjet shqiptare

TIRAN- Misioni vezhgues i OSBE/ODHIR ka publikuar dje raportin e pare paraprak per zgjedhjet ku ka renditur edhe shqetesimet e para. Kryesisht behet fjale per problemet me fushaten elektorale dhunen e konstatuar ditet e fundit si dhe listat e zgjedhesve. Raporti paraqet edhe situaten aktuale ne Shqiperi ku ve theksin tek gjendja e krijuar pas zgjedhjeve te vitit 2009 si dhe tensionimin ekstrem pas demonstrates se 21 Janarit ku kater persona u vrane dhe shume te tjere u plagosen.
Pjese nga raporti i OSBE/ODHIR
...Qe nga zgjedhjet e 2009-es mjedisi politik ka vazhduar te jete shume i polarizuar me nje retorike te ashper dhe sulme personale si edhe demonstrata nga ana e opozites. Tensioni u rrit menjehere pas nje proteste anti-qeveritare te organizuar nga PS-ja ne Tirane me 21 Janar 2011 ku pati perleshje te ashpra ndermjet protestuesve dhe forcave te sigurise. Kater persona u vrane dhe shume te tjere u plagosen. Parlamenti nisi nje hetim ndersa Prokurorja e Pergjithshme nisi nje hetim te vecante per gjuajtjen me arme. Keto hetime qe ndezen edhe me shume kundershtite politike nuk kane perfunduar ende. Pas ngjarjeve te 21 janarit ka pasur disa vizita nderkombetare te nivelit te larte per tu bere thirrje per qetesi dhe pergjegjesi ne pergatitjet per zgjedhjet e 8 majit. Presidenti u ka bere thirrje te gjitha partive te sillen ne menyre te pergjegjshme dhe te veprojne ne perputhje me ligjin. Te dyja palet si udheheqesit e mazhorances ashtu edhe ata te opozites kane deklaruar se ata kane si prioritet qe zgjedhjet te zhvillohen ne perputhje me angazhimet e OSBE-se dhe detyrime te tjera ne nivel nderkombetar. PS-ja ka shprehur shqetesimin duke thene se nuk beson se do te ndodh keshtu dhe ka bere nje numer propozimesh per te garantuar procesin perfshi perdorimin e skanereve per Kartat e Identitetit aksesin ndaj perditesimit te listes paraprake te votuesve ri-numerimin e votave me kerkesen e dy anetareve te KQZ-se dhe kontrollin pas-zgjedhor te materialeve zgjedhore si nje mase shtese ne lidhje me transparencen. PD-ja ka shprehur besim te plote per procesin e zgjedhjeve. Nje nga rekomandimet kryesore te OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet parlamentare te 2009-es kishte te bente me pergjegjesine e partive per te bere permbushjen e detyrave zgjedhore ne nje menyre te pergjegjshme.

Kodi Zgjedhor ka nje numer boshlleqesh dhe paqartesish ne lidhje me zgjedhjet per qeverisjen vendore. Per shembull ai nuk shprehet qarte nese ka nje prag minimal ne lidhje me perfaqesimin ne keshillat vendore dispozitat per financimin e fushates me fonde publike nuk gjejne zbatim te plote per zgjedhjet vendore dhe nuk ka dispozite lidhur me regjistrimin e kandidateve per bashkine e Tiranes pasi ligji nuk specifikon nje organ kompetent per administrimin e zgjedhjeve. Tre anetaret e emeruar nga opozita e nderprene pjesemarrjen ne mbledhjet e KQZ-se ne janar per shkak te mosmarreveshjeve me anetaret e mazhorances per aprovimin e rregullave dhe procedurave te brendshme te KQZ-se. Per shkak te kerkeses ligjore per marrjen e disa vendimeve me shumice te cilesuar te pakten pese anetare te KQZ-se KQZ-ja nuk ka qene ne gjendje te adoptoje udhezimet per zhvillimin e zgjedhjeve perfshi edhe lidhur me fondet shteterore per subjektet zgjedhore dhe rregulloret per fushatat. Derisa te aprovohen rregulloret e reja udhezimet e dhena ne 2009-en mbeten ne fuqi.

Ne tetor dhe nentor 2010 u gjeten 39000 dokumente me mundesi dublimi ne Regjistrin Civil qe u korrespondonin rreth 19000 qytetareve. Pasi u bene verifikimet nga Zyrat e Gjendjes Civile numri i dokumenteve me dublime te mundshme ra ne 1600. Lista Paraprake te Votimit LPV u afishua per tu kontrolluar nga publiku ne tetor 2010 dhe partite politike moren kopje elektronike te LPV-se. Menjehere pas kesaj PS-ja shprehu shqetesimin se votuesit po shtoheshin ne menyre te paligjshme ne regjistrat e gjendjes civile ne disa prej NjQV-ve perfshi njesite bashkiake qe kontrollohen nga PD-ja dhe LSI-ja ne Tirane me qellim qe te ndryshojne ekuilibrin politik te pushtetit ne keto zona. PS-ja kerkoi qe perditesimet e rregullta te LPV-se per reflektimin e ndryshimeve te vazhdueshme ne statusin e regjistrimit te votuesve tu vihen atyre ne dispozicion. Kjo u kundershtua nga Ministria e Brendshme qe tha se Kodi Zgjedhor u siguron partive vetem te marrin LPV-te dhe Listat Perfundimtare te Votuesve LPV-te. Ministria e Brendshme dha informacion publik me 9 prill se Lista Perfundimtare e Votuesve per zgjedhjet vendore te 2011-es permban 3164859 votues rreth 23200 me pak se Listat Paraprake te Votuesve LPV-te. Votuesit mund te kontrollojne te dhenat e tyre individuale ne faqen e internetit te Ministrise se Brendshme dhe KQZ-se dhe partite kane te drejten te marrin nje kopje te gjithe listes se votuesve.

Ndersa periudha zyrtare 30-ditore per fushaten filloi me 8 prill partite kishin filluar me kohe te promovonin veten ne menyre aktive para asaj date. Drejtuesit e partive organizuan mitingje me votuesit dhe prezantuan kandidatet vendor. Kryeministri beri nje numer inaugurimesh zyrtare perfshi projekte infrastrukture dhe ndertesa te reja shkollash. Nje reklame televizive e OJF-se Zgjohu para periudhes zyrtare te fushates sulmoi regjistrimin e liderit te PS-se qe eshte kandidati ne detyre si kryetar i bashkise se Tiranes. PS-ja ka kerkuar nje hetim me pretendimin se spoti u financua me fonde publike. Qe nga 8 prilli intensiteti i aktiviteteve te fushates eshte rritur. Problemet e fushates perfshijne zhvillimet ne infrastrukture cilesi te sherbimeve qe ofron bashkia dhe zgjidhje te papunesise. Sulmet e ashpra personale kane vazhduar te karakterizojne fushaten me akuza per korrupsion nga te dy anet. Te dyja palet si PD-ja edhe PS-ja i kane kushtuar vemendje te madhe gares per kryetar bashkie ne Tirane. Dy kandidate u qelluan dhe u plagosen me 1 prill ne Tirane dhe 2 prill ne Lezhe. Sipas policise plagosja ne Tirane u be per motive politike ndersa rasti ne Lezhe nuk kishte lidhje me politiken. Me 4 prill Kryetari i Zyres se Inspektoratit Ndertimor ne Bashkine e Tiranes u qellua dhe u plagos. Nje dite me pare ai kishte urdheruar heqjen e flamujve politik te vendosur ne vende te paautorizuara. Hetimi nga ana e policise vazhdon ende. Vendosja e materialeve te fushates si flamuj dhe banderola ka cuar gjithashtu ne grindje ne disa raste...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›