E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli: Cmimet e dritherave dhe perimeve do te rriten perseri Sonila Isaku

Ndryshimet e fundit te cmimeve te bukes dhe prodhimeve te brumit, nuk jane shkaktuar nga abuzimet, apo kontrollimi i tregut nga grosistet. Kete ka deklaruar ministri i Bujqesise per mediat, duke u shprehur se gjithcka eshte pjese e ndryshimeve normale ne tregje per shkak te politikave te gabuara, ne bote por edhe rritjes se cmimit te energjise. Sipas tij, ne javet ne vazhdim pritet te kete serish rrite te cmimeve te dritherave dhe perimeve te cilat importohen nga jashte.
Cmimet
Gjate vitit te fundit cmimet e perimeve dhe te dritherave por edhe te produkteve ushqimore, pothuajse jane dyfishuar. Nderkohe qe ministri i Bujqesise, Genc Ruli pohon se edhe gjate diteve ne vijim pritet te kete rritje. Sipas tij, kjo tendence e rritjes se cmimeve eshte shkaktuar nga politikat e gabuara te marra ne rang boteror, por edhe nga rritja e cmimit te energjise. “Ajo qe nxit me shume kete rritje ka qene sinkronizimi i ciklit te rritjes se produkteve ushqimore, bashke me ate te energjise. Per perimet e thata ne kemi nje rritje nga qe shkon nga 5 ne 20 per qind. Por ato qe kane ndikuar tek produktet ushqimore kane qene dritherat”, ka deklaruar Ruli. Sipas tij, kjo rritje eshte e pashmangshme dhe nuk eshte abuzim nga tregtaret vendas pasi jane bere nje sere kontrollesh per te vertetuar kete fakt. “Rritja e cmimit te dritherave eshte nje problem qe po analizohet ne nivel boteror, eshte shfaqur ne nivel boteror dhe nuk besoj qe do te kemi nje renie te shpejte te cmimit te dritherave ne tregun boteror”,-Ruli.
Pritshmeria
Ekspertet e huaj dhe shqiptare paralajmerojne se cmimet e dritherave do te pesojne rritje te metejshme. Rreth, 80 per qind e lendes se pare, te dritherave tregtaret shqiptare e importojne dhe kjo pritet te sjelle rritje te cmimit te grurit, miellit dhe orizit. “Prodhimi vendas i dritherave nuk mbulon shume pasi ne i importojme nga jashte, pra cmimin e marrim nga importi. Nuk besoj se do kemi nje renie te shpejte te cmimit te dritherave ne tregun boteror”, ka theksuar Ruli. Ky i fundit ka premtuar se do te merren te gjitha masat qe tregtaret shqiptare te mos spekulojne me cmimet dhe tendencat boterore, por deri tani nuk eshte vene re asnje nisme nga qeveria, e cila me se njehere keto kohet e fundit eshte shprehur se nuk nderhyn ne treg per te vendosur cmimet. Muaji janar, sipas INSTAT regjistroi inflacion 3.3 per qind, ndersa nje vit me pare ishte 4.3 per qind.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›