Imami: Demonstratat s`mund ta rrëzojnë qeverinë

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka deklaruar se demostrata e 21 janarit nuk mund të rrëzojë qeverinë.
Në analizën vjetore të ministrisë së mbrojtjes, ministri Imami duke iu referuar demonstratës së nesërme theksoi se një qeveri e ligjshme nuk mund të rrëzohet me demonstrata të tilla.
“Qeveria është e ligjshme. Demonstratat nuk e rrëzojnë. Vendi nuk duhet të bëjë hapa prapa” theksoi Imami.
Ndërkohë “ opozita e bashkuar” u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve për t`u bashkuar në demonstratën e nesërme ku sipas Spartak Ngjelës do kërkohet tërheqja e qeverisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.