E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela: Demonstrata e 21 janarit për të rrëzuar bandat

Një ditë para demonstratës popullore, përfaqësuesi i “Opozitës së Bashkuar” Spartak Ngjela duke i bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë theksoi se kërkesa e demonstruesve do të jetë largimi i qeverisë.
 

Në një konferencë për shtyp, Ngjela është shprehur se zgjidhje e vetme për të mos pasur banda në qeveri janë zgjedhjet e parakohshme.
 

Gjithashtu Ngjela theksoi se “opozita e bashkuar” më demonstratën e 21 janarit do të jetë me popullin i cili sipas tij kërkon largimin e qeverisë dhe jo me bandat.

Më herët u prononcua edhe lëvizja G99 ku sipas kryetarit të saj Ervin Mete sot, shqiptarët ndihen të turpëruar e të rrezikuar nga kryeministri i tyre.

“Ndihen të fyer nga mungesa e etikës dhe mungesa e profesionalizmit së Kryetares së Parlamentit. Degradimi dhe shëmtia e seancës parlamentare, mllefi dhe egërsia e transmetuar ishin fyese për shqiptarët”, theksoi Mete.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›