Shalsi: Të bashkohemi për t`i bërë barrikadë qeverisë

Partia Socialiste vijon lajmërimin derë më derë të qytetarëve të kryeqytetit për të marrë pjesë në demonstratën popullore të 21 janarit.
Në një takim me qytetarët të kryeqytetit deputeti i PS-së Eduard Shalsi ka theksuar se shqiptarët duhet të bashkohen për t`i bërë barrikadë kësaj qeverie që sipas tij është e korruptuar deri në palcë.
“Kjo demonstratë do të jetë e popullit. Le të bashkohemi për t`i dhënë fund kësaj kusarie për të ardhmen tonë” iu drejtuar deputeti Shalsi qytetarëve.