E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami: Demontimi, me kosto te larte

Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, thote se kosto e demontimit te municioneve eshte me e larte se te ardhurat qe grumbullohen nga nenprodukti i tij

Zoti Minister, faleminderit qe pranuat ftesen per kete interviste. Kjo do te jete nje interviste e gjere dhe shpresojme shteruese per nje sere ceshtjesh, ku padyshim Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura kane qene ne epiqender te vemendjes se publikut. Pyetja e pare nga do te doja ta nisnim kete bisede, lidhet padyshim me vrasjen e kapiten Feti Voglit dhe plagosjen e Aleksander Pecit ne Kandahar, Afganistan, ndersa po kryenin nje operacion special. Mund te na shpjegoni si mberriti lajmi dhe emocionet e para?

Lajmin e mora nga Shefi i Shtabit, Gjeneral Xhemal Gjunkshi, dhe padyshim qe ka qene nje tronditje e thelle emocionale. Pavaresisht se kur je ne krye te nje strukture te tille do te duhet te konsiderosh edhe ngjarje te tilla te renda, humbja ne krye te detyres e nje ushtaraku eshte e dhimbshme, vecanerisht per nje vend te vogel.

Lajmet qe na vinin fillimisht nga teatri i luftimeve ishin kontradiktore. U njoftuam se kishte rene ne krye te detyres kapiteni Feti Vogli, ndersa ishte plagosur rende, por pa rrezik per jeten nentetar Aleksander Peci. Me pas na erdhi nje konfirmim nga komanda e ISAF ne Afganistan se edhe nentetar Peci, nuk kishte mundur t'u mbijetonte plageve te renda qe kishte marre. Ne kete kohe, situata u be edhe me dramatike.

Menjehere kam njoftuar ne rruge institucionale, sipas percaktimeve te qarta procedurale te Ministrise se Mbrojtjes, autoritetet me te larta te shtetit, Presidentin e Republikes, Kryetaren e Kuvendit dhe Kryeministrin, te cilet me pas erdhen ne Qendren Operacionale te FA per te ndjekur nga afer zhvillimet qe po merrte ngjarja. Lajmi i mire ne te gjithe ate mbremje te veshtire ishte, padyshim, lajmi qe nentetar Peci, kishte mbijetuar.

Pavaresisht disa perjashtimeve te vogla, ne pergjithesi ka pasur solidaritet te te gjitheve, per kete rast, dhe eshte vleresuar edhe sakrifica e Deshmorit te Atdheut, kapiten Feti Vogli. Si e vleresoni reagimin e shoqerise ndaj kesaj ngjarje?

Te mos harrojme se shqiptaret jane nje popull qe vijne nga nje histori e gjate lufterash e betejash per mbijetese, si i tille, ky popull e ka te skalitur thelle ne memorien e tij, respektin qe duhet treguar per heronjte. Pa pike dyshimi qe ka pasur solidaritet te plote dhe eshte treguar respekt maksimal per ate akt sakrifice te deshmorit Feti Vogli, qe na ben te gjitheve krenare. Dua te permend ketu qendrimin e jashtezakonshem te komunitetit te Baldushkut, te gjithe fshatrave perreth, te cilet e mbuluan me lule kortezhin qe po shoqeronte trupin e deshmorit Vogli. Qytetaret e Tiranes, te cilet mbushen hollin e Pallatit te Kongreseve per t'i dhene lamtumiren e fundit ketij deshmori, efektivet e Policise se Shtetit. Dua qe edhe ne emer te Forcave te Armatosura te falenderoj ne menyre te vecante edhe Kryetarin e Komunes se Baldushkut, i cili ka treguar nje perkushtim maksimal ndaj familjes se deshmorit Feti Vogli ne keto momente tejet te veshtira. Sic nuk mund te lihet jashte vemendjes dhe perkujdesja e drejtuesve me te larte te institucioneve dhe opozites dhe partive politike ne pergjithesi. Fatkeqesisht, pati disa momente sporadike te papelqyeshme ne ndonje media apo nga ndonje deputet i opozites, por qe e kuptuan shpejt qe ishte gabim qe te perdorej renia ne detyre e kapiten Voglit per te bere politike...

Si eshte gjendja shendetesore e nentetar Aleksander Pecit?

Eshte absolutisht shume me mire. Tashme eshte ngritur ne kembe, dhe perfundimisht mund te themi se nuk ka asnje rrezik per jeten e tij. Ekipi mjekesor ne spitalin e Landstuhl-it eshte perkushtuar maksimalisht per te kuruar edhe demtimet qe i kane shkaktuar plaget e marra dhe mezi presim qe ai te kthehet shendosh e mire prane familjes se tij.

Ngjarje te tilla mund te kene ndikime edhe ne moralin e Forcave te Armatosura. Si eshte ky moral dhe a ka ndonje mundesi qe ne te mendojme edhe ndonje ulje te kontributeve ne Afganistan?

Humbja e kapitenit Feti Vogli ka qene tronditje e madhe per te gjithe koleget e tij, por kjo ngjarje jo vetem qe nuk ka ulur moralin e tyre, por i ka bere edhe me krenare per fisnikerine e detyres se tyre, per misionin jashtezakonisht te rendesishem qe u eshte ngarkuar. Ketu duhet pasur parasysh dicka; ushtaraket, po ashtu si edhe te gjithe te tjeret, kane zgjedhur nje profesion per te realizuar vetveten, per te jetuar me nder e dinjitet, sic beni ju me gazetarine, mesuesit me mesuesine e keshtu me radhe, por profesioni i ushtarakut, eshte profesioni i sakrificave te medha qe kerkon gatishmeri deri per sakrificen e fundit, ashtu sic e tregoi dhe rasti konkret. Ne duhet te kemi respekt per keta djem e burra qe jetojne me punen e tyre, deri dhe me gjakun e tyre.

Per sa i perket angazhimit tone ne Afganistan, qeveria shqiptare eshte e palekundur per vazhdimesine e ketij misioni jashtezakonisht te rendesishem per paqen dhe sigurine jo vetem ne Afganistan, por edhe ne bote. Kete ia kam shprehur edhe Sekretarit te Mbrojtjes te SHBA-ve, z. Leon Panetta, gjate nje bisede telefonike, e po ashtu edhe ambasadorit te SHBA-ve ne Tirane. Angazhimi yne ne operacionet e NATO-s eshte nje detyrim dhe kosto e pashmangshme, ne nje kontekst kur per here te pare ne historine e ekzistences se shtetit shqiptar, ne ndjehemi te garantuar e te sigurt. Ne kete pikepamje, kosto e angazhimit ne operacionet e NATO-s eshte pakrahasimisht me e vogel se kosto e pasigurise. Kjo ishte humbja jone e pare dhe shpresoj te jete e fundit.

Gjate muajit te fundit, Forcat e Armatosura kane qene te angazhuara edhe me situaten e emergjences se krijuar ne disa rrethe per shkak te reshjeve te medha te debores. Ju keni qene te angazhuar edhe ne dy permbytje te medha qe ndodhen ne Shkoder. Ka pasur edhe kritika nga ana e opozites se kjo situate nuk eshte perballuar me sukses!

Te them te drejten nuk eshte se kam pasur kohe mjaftueshem te ndjek deklaratat e opozites. Aq me teper nuk jam perdorues i "Twitter". Edhe kete here kam pershtypjen qe opozita nisi nje debat te humbur qe ne gjeneze, sic jemi mesuar rendom ne 6 vitet e fundit. Ajo qe mbetet ne fund te fundit eshte vleresimi objektiv mbi kete ceshtje qe duhet te kete si reference rezultatin dhe vetem rezultatin e ketij angazhimi te madh te te gjitha strukturave qendrore dhe lokale, nder te cilat edhe Forcat e Armatosura. Ne tri sprovat e medha qe kemi pasur, permbytjet ne dy vite radhazi ne veriperendim te vendit dhe reshjet e medha te debores kete vit ne verilindje, kemi arritur te shmangim humbjen e jeteve njerezore. Ky eshte prioriteti numer nje ne cdo reagim ndaj nje fatkeqesie natyrore dhe ne e kemi realizuar me sukses. Kemi bere gjithcka ka qene e mundur per t'u asistuar njerezve ne nevoje ne te gjitha zonat e bllokuara, ne raste te emergjencave mjekesore dhe ne nevoja per ushqime dhe medikamente. Keto kane qene nje test i madh per funksionalitetin e strukturave shteterore dhe u provua se ato pa dallim funksionuan me se miri.

Nje nder ceshtjet me shqetesuese per popullsine civile jane municionet e teperta. Keni deklaruar se deri ne vitin 2013, keto municione do te jene evaduar plotesisht. Si ka ecur ky proces?

Se pari, me lejoni te theksoj se organizimi i sistemit te demontimit, organizimi i punes, eshte model jo vetem per vendin, por edhe ne rang nderkombetar. Kete e them me bindje te plote, pasi e kam te konfirmuar edhe nga te gjithe partneret, te cilet na asistojne ne kete proces. Mos harroni se kemi vende fqinje qe kane sasi shume me te vogla municionesh te teperta, dhe nuk arrijne t'i evadojne. Ne kete pikepamje, te organizimit te punes, ecuria ka qene e shkelqyer dhe per kete dua te vleresoj edhe punen e madhe qe ka bere edhe zv.ministri Spahiu, i cili drejton Bordin e Demontimit te Municioneve te Teperta. Theksova aspektin organizativ dhe menaxherial, sepse eshte pikerisht kjo qe ka sjelle rezultate te shkelqyera ne evadimin e ketyre municioneve. Qe nga shtatori i vitit 2009 deri me sat jane evaduar me shume se 55 mije tone municione, nje shifer e paimagjinueshme tre vjet me pare, ndersa kane mbetur me pak se 40 mije per t'u evaduar. Sipas planit tone te punes, brenda ketij viti mbyllet perfundimisht asgjesimi i municioneve ne poligone te hapura, ndersa deri ne mes te vitit 2013 parashikojme mbylljen e plote te te gjithe procesit. Dua te theksoj se ky eshte nje proces mjaft i veshtire dhe me kosto te larte. Kosto e demontimit eshte me e larte se kosto e produkteve qe nxirren nga demontimi, ndaj dhe ne jemi te detyruar qe kete proces ta subvencionojme. Ne kete aspekt, u jemi mirenjohes te gjithe partnereve qe na kane ndihmuar ne kete proces si qeverine e SHBA-ve, te Gjermanise, Danimarkes si dhe OSBE-ne.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›