Tenderat e zhvilluara në fushatën zgjedhore me shkelje
28/02/2012 Avokati i Prokurimeve kërkon anulimin e vendimeve në rastet kur ka pasur parregullsi
Fushata elektorale rezulton të jetë një fushë e larë me flori për kompanitë që merren me tenderat shtetërorë. Në një raport të dorëzuar në Kuvend theksohet se gati të gjitha ankesat e kompanive që kanë humbur garën, rezulton të kenë qenë të drejta. Kjo pasi fituesi i shpallur ose ka pasur parregullsi në dokumentacion, ose ka shkelur një sërë kriteresh të tjera. Madje Avokati i Prokurimeve deklaron se këto tendera rezulton të jenë kryer gjatë përgatitjes së fushatës elektorale, ose gjatë zhvillimeve të saj. Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë bëhet e ditur se në total në një vit janë zhvilluar 4000 tenderime publike të verifikuara, ndërsa në 10% e tyre ka pasur ankesa dhe parregullsi. Zonat në të cilat janë vërejtur kryesisht këto shkelje ligjore janë Bashkia Sarandë dhe Fier, si dhe komunat Qëndër Librazhd, Progër, Devoll. Shkeljet vihen re që në fazën e parë, atë të aplikimit të dokumentacionit, afatet që përcaktohen e deri tek përzgjedhja e fituesit. Në më të shumtën e rasteve, mangësitë kanë të bëjnë me kriteret kualifikuese. Avokati i Prokurimeve, Altin Qoshja, dje në seancën e Komisionit të Ekonomisë, referuar ankesave të trajtuara për vitin 2011, vëren 491 akesa në total, nga të cilat në 320 raste i është dhënë e drejta e biznesit ankimues. Nga 320 rastet me shkelje, në 140 janë vërejtur pasur parregullsi në kriteret kualifikuese, pasi hartimi i tyre është bërë jo në përputhje me ligjin, ndërsa në 110 raste të tjera ka pasur mangësi gjatë procesit të vlerësimit të ofertave të kryera nga kompanitë. Në 70 raste të tjera të ankimuara, Avokati i Prokurimit ka dhënë rekomandime për anulimin e lejeve të tenderimit, pasi në to ka pasur shkelje të theksuara në të gjitha procedurat ligjore. Numri më i madh i ankesave është kryer gjatë muajve prill dhe maj. E gjithë kjo situatë ngre dyshime të mëdha lidhur me fituesit e tenderave publik, si dhe transparencën e vendimmarrjes së komisioneve të vlerësimit të ofertave. Kjo pasi muajt që janë kryer më së shumti këto ankimime kanë qenë muaj elektoral. Pjesa më e madhe e tenderimeve që është ankimuar kanë të bëjnë me tendera të dhënë për mirëmbajte ambientesh shtetërore dhe të trashëgimisë kulturore, rindërtime godinash, ruajtjen e tyre etj. Gjithsesi ky nuk është treguesi kryesorë i ankimimeve të bizneseve ndaj institucioneve. Qoshja deklaroi se parandalimi dhe denoncimi i shkeljeve do të vazhdojë të mbetet një nga prioritetet kryesore të punës së tij, me qëllim garantimin e proceseve të rrehullta”. Një pjesë e konsiderueshme e operatorëve ankohen te entet prokurues dhe një pjesë tjetër i drejtohen zyrës së Avokatit të Prokurimeve. Gjithsesi këto ankimime të paraqitura nga Qoshja janë një problem i konsiderueshëm për funksionimin e sistemit të tenderimiit në Shqipëri.