E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia kalon me sukses testin e Trojkes

Portugalia ka kaluar me sukses monitorimin e trojkës ndërkombëtare për reformat dhe shëndoshjen e llogarive publike të vëna si kusht për dhënien e paketës së ndihmës prej 78 miliardë euro. Sipas ministrit të financave të Lisbonës, Vitor Gaspar ky rezultat pozitiv tregon aftësitë tona në aplikimin e një programi të nevojshëm pavarësisht kontekstit jo të favorshëm.
Misioni ka vlerësuar programin si të përshtatshëm dhe në rrugë të mbarë si dhe masat e vendosura nga FMN, BE dhe BQE janë aplikuar. Ky rezultat pozitiv tregon aftësitë tona për të ndjekur një program shumë impenjativ, pavarësisht evolimit të kushteve të jashtme jo të favorshme.
Pas testimit nga ana e Trojkës së Portugalisë, tashmë pritet dhënia e këstit të ri të paketës së ndihmës prej 14,6 miliardë euro. Gjatë konferencës për shtyp në Lisbonë ministri i Financave, Gaspar ka saktësuar se qeveria parashikon që gjatë këtij vitit ekonomia do të ulet me 3,3% dhe deficiti do të shkojë në 4,5% të PBB. Gjithashtu ka shtuar se Lisbona synon t’i rikthehet tregut të bonove sovrane në vitin e ardhshëm dhe se kjo do të jetë një detyrë e vështirë
Në një shënim të komisionerit për cështjet ekonomike dhe financiare të BE, Olli Rehn shprehet vlerësimi për progreset e mira që ka bërë ky vend në rikthimin e qëndrueshëmrisë fiskale, duke siguruar një stabilitet gradual në sektorit bankar, duke aplikuar reformat strukturore për rritjen e kokurrencës si dhe duke mbështetur rritjen dhe punësimin.
Në shënimin e tij Rehn gjykon si inkurajuese faktin se është përballuar dobësia e sektorit publik, duke cuar në ulje deficitit tregtar. BE ka besim se Portugalia do të vijojë me sfida të tjera kryesisht në tregun e punës. Një program, thekson Rehn ambicioz por real për të cilin është thelbësor një mbështetje e gjerë politike dhe që kërkon kurajo dhe sakrifica nga ana e popullit portugez.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›