E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Statusi, do te deshtojme per here te trete Qamil Xhani

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka deklaruar dje se procesi i integrimit te vendit dhe marrja e statusit te vendit kandidat do te deshtoje dhe per here te trete. Ne nje deklarate dhene dje ne mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i opozites ka theksuar se ne procesin e integrimit, Shqiperia eshte kaluar dhe nga Serbia, nje ngjarje qe disa vite me pare ishte e paparashikueshme. "Shqiperia jo vetem parakalohet nga Serbia ne nje proces ku objektivisht gjendej shume me perpara disa vite me pare, por rrezikon te mbetet perseri jashte duke deshtuar si askush tjeter ne historine e integrimeve europiane te vendeve te dala nga shperberja e perandorise komuniste, per te treten here radhazi. Dhe per te treten here radhazi kryeministri po mundohet ta fshehe deshtimin e tij shembullor duke ngritur mjegullen e fajesimit te opozites", - tha dje Berisha. Kryesocialisti Rama ka bere pergjegjes per procesin e integrimit mazhoranca. Rama u shpreh se opozita ka permbushur detyrimet e saj ne lidhje me miratimin e ligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar votash. "Statusi i kandidatit nuk merret thjesht duke miratuar ligjet me 3/5-tat dhe ja ku jemi pas miratimit te pjeses me te madhe te tyre fale angazhimit te plote te opozites parlamentare. Sepse integrimi s'eshte vetem miratim ligjesh po edhe implementim ligjesh, shtet ligjor, drejtesi e barabarte per te gjithe, lufte reale me krimin e me korrupsionin, shoqeri e lire me konkurrence, transparence, meritokraci", - tha Rama. Sipas tij, proceset e reformave qe kerkohen jane detyra shtepie per qeverine jo per opoziten. Kreu i PS-se theksoi se mazhoranca po perpiqet qe edhe kete here per bllokimin e integrimit te akuzoje opoziten, ndersa ka shtuar se Komisioni Europian eshte ne gjendje te shohe te verteten. "Mjegulla e fajesimit te opozites sikur gjoja po e bllokon integrimin, e cila po ngrihet perseri me patos nga kryeministri, mund te pengoje veshtrimin objektiv te atyre shqiptareve qe vazhdojne te besojne propaganden e shpifjeve e genjeshtrave te kryeministrit, por s'mundet kurrsesi ta pengoje Komisionin Europian te shohe si qendrojne gjerat ne te vertete", - u shpreh Berisha. Kreu i PS-se eshte ndalur me radhe ne rekomandimet e Bashkimit Europian duke theksuar se ceshtjet qe lidhen me reformat ku kerkohet bashkepunimi i opozites kane ecur perpara. Por, sipas tij, eshte mazhoranca ajo qe nuk ka bere hapat e duhur per reformat e duhura. "Duke i pare gjerat sic qendrojne ne te vertete, Komisioni Europian nuk mundet pervecse ta ngele perseri ne klase Shqiperine, nese qeveria shqiptare s'eshte ne gjendje te beje detyrat e saj te shtepise qe vendi yne ta kaloje provimin e statusit te kandidatit ne vjeshten e ardhshme. Nderkohe qe sinjali i forte qe vjen drejt Serbise ne kete prag pranvere, eshte vertet nje sinjal shume negativ per vete Shqiperine", - u shpreh dje kreu i PS-se.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›