E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami: Humbëm sepse u treguam luajalë me LSI-në. Nuk ka Rilindje, sepse ajo nuk u votua

imamiMinistri i Mbrojtjes Arben Imami, rendit arsyet e humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit. Ai thotë se PD-ja u tregua luajale ndaj ish-aleates së saj LSI-së në fushatën elektorale, çka ndikoi dukshëm rezultatin  e zgjedhjeve.

Besoj se  tandemi PS-LSI kishte të çara të mëdha. Ne u treguam shumë  luajalë me ish-partnerët  tanë në qeverisje dhe  kjo është arsyeja e kësaj diference të madhe, pavarësisht se të gjithë parashikonim se rezultatet do të ishin të ngushta, për cilindo që do të fitonte. Normalisht pas tetë vitesh qeverisje shancet më të mëdha nuk mund të ishin për qeverisjen “ shprehet Imami.

Sipas tij, PD mund të kishte bërë diçka në nivel strategjik.

“Ne jemi të gjithë përgjegjës, për këtë duhet të kishim nfdarë qartë faktin që PS-LSI nuk mund  të ishte një koalicion i vërtetë, mbështetur në faktin që  ne mbajtëm peshën  e LSI-së më 21 janar dhe  më mbrapa. Sulmi opozitar nuk ishte vetëm kundër nesh, por ishte drejtuar edhe në një masë të madhe kundër LSI-së. Nuk mund të kishte rilindje dhe në fakt nuk ka rilindje, sepse ajo nuk është votuar“, thekson Imami.

Teksa komenton qeverinë Rama, ai shprehet se: Së pari duhet të them se  Rama u nxitua me krijimin e qeverisë. Është pa sens, përveçse për ti ushtrua presion opinionit publik, një qeveri që krijohet jashtë legjitimitetit, pa marrë akoma konstituimin në Parlament dhe pa kryer të gjitha procedurat e duhura. Aq më tepër që mblidhet dhe funksionon si qeveri paralele. Këto janë amatorizma.

Sipas tij, Mandati i PS-së  nuk është një mandat fitimtar. Kjo është e çara më e madhe  dhe që shpjegon edhe zhvillimet e mëtejshme. Pas tetë viteve opozitë PS-ja nuk arriti të rrisë prezencën e saj në elektoratin shqiptar më shumë se gjysmë përqind. Fakti është  që kjo qeveri e re që po krijohet, po krijohet mbi azën e  rritjes së faktorëve jashtëopozitarë të katër viteve të fundit, pohon Imami për gazetën Panorama.

Për sa iu përket zhvillimevbe brenda PD-së, Imami shprehet se zgjedhjet në PD ishin procsi më i mirë dhe thekson se janë të gjithë përgjegjës për humbjen.

Në një moment jemi  të gjithë përgjegjës për zgjedhjet, e vetmja rrugë është për tiu drejtuar anëtarësisë. Besoj se përfshirja sa më e gjerë e anëtarësisë së partisë do ti shërbejë konstituimit të kësaj partie për të ballafaquar rolin e opozitës dhe zgjedhjet e ardhshme.”/A.XH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›