Imami Italia jo pushtuese e Shqiperise ne 1920

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami perkujtoi dje ne Vlore 90- vjetorin e Luftes se Vlores por perpara te pranishmeve Imami dha nje kendveshtrim tjeter per kete pushtim te Italise ne territorin shqiptar ne vitin 1920. Imami deklaroi se eshte koha per te reflektuar ne historine tone kombetare qe sipas tij eshte e tejmbushur me klishe. Sipas tij pavaresisht qellimeve imperialiste te Italise ne vitin 1920 interesi i saj per nderhyrje ne Shqiperi ishte te pengonte fqinjet e Shqiperise per te hyre ne territorin shqiptar. Mendoj se duhet te fillojme te reflektojme. Une nuk jam historian por kam 20 vjet qe merrem me politike. Jam perpjekur ne jeten time qe te reflektoj edhe mbi historine tone politike. Besoj se ka ardhur momenti qe te heqim dore edhe nga disa klishe te cilat do te perpiqem qe ti pasqyroj nga disa kendveshtrime per luften e Vlores dorezimin dhe protokollin e Vlores. Si mjedis i nje fuqie te madhe gllaberuese dhe nje shteti te vogel si ne padyshim qe ka te verteta ne te gjitha keto ka perqasje por ne cilesine e tyre edhe qendrimi kompleks i Italise ndaj ceshtjes shqiptare ishte qe ne nje gjendje vakumi qe ishte krijuar ne territoret e Shqiperise te mos ndodhej perballe ne ngushticen e Otrantos me nje fuqi rajonale kompetitive. Prandaj pa perjashtuar qellimet imperialiste interesi italian ne kete rast ishte i lidhur me pengimin e fuqive rajonale per te hyre ne territorin shqiptar tha Imami. Me tej ai u shpreh se ndarja e Shqiperise ishte nje ruajtje e balances me nje rruge diplomatike ne kuptimin e diplomacise si marreveshje ndersa mbrojtja e teresise territoriale ishte nje zgjidhje politike e cila ne marredheniet nderkombetare kuptohet si force dhe kete arritem ta konkretizojme ne te gjitha territoret kudo ku kishte shqiptare e vecanerisht ketu ne Vloren trime.