E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami Jo ne gatishmeri per protesten homazh

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami beri te ditur se gjendja e gatishmerise se  forcave te mbrojtjes nuk do te ndryshoje per diten e neserme kur pritet te zhvillohet edhe protesta -homazh e opozites. Imami tha se ndryshe nga 21 janari nuk ka masa te posacme, ndersa tha se shpreson ende ne nje  terheqje te opozites nga ky tubim.

"Shërbimi nuk merret me këtë punë drejt për drejtë, nuk ka gatishmëri të posacme për nesër. Nesër shpresojmë që do të ketë një manifestim paqësor, më e arsyeshme do të ishte të mos kishte fare manifestim. Kjo ishte një shenjë maturie, serioziteti të cilin qeveria tregoi", tha Arben Imami, ministër i Mbrojtjes.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›