E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami-Mujota Kosova se shpejti ne NATO

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ne takimin me ministrin e Forcave te Sigurise se Kosoves Fehmi Mujota beri de te ditur se se shpejti Forcat e Armatosura shqiptare dhe Forcat e Sigurise se Kosoves do te realizojne programe stervitore te perbashketa per emergjencat civile. Ne konferencen e perbashket per shtyp ministri Imami siguroi ministrin Mujota per mbeshtetjen qe FA Shqiptare do tu japin Forcave te Sigurise se Kosoves si ne aspektin e trajnimit por edhe ne rastet e emergjencave civile. Z. Imami theksoi ne kete kontekst se pavaresia e Kosoves ka rritur nivelin e sigurise dhe stabilitetit te te gjithe Ballkanin. Ministri i Mbrojtjes siguroi se do te rritet bashkepunimi i FA-ve dhe FS-se sidomos ne ceshtjet e krizave dhe te emergjencave. Ndersa Ministri i Forcave te Sigurise se Kosoves Fehmi Mujota u shpreh shte nje perparesi e madhe per Kosoven qe tashme Shqiperia eshte nje anetare me te drejta te plota ne NATO. Te gjitha ceshtjet qe kane te bejne me kete mekanizem ne konsiderojme se jemi me zerin e plote permes ambasadorit te Shqiperise ne NATO nepermjet ministrit te Mbrojtjes se Shqiperise. Ne shpresojme se shume shpejt edhe Kosova do te jete pjese e mekanizmave te mbrojtjes dhe sigurise ne rajon e me gjere. Ne si dy forca do te kemi mundesine te deshmojme para gjithe botes se do te jemi te gatshem te marrim jo vetem detyrat dhe pergjegjesite tona por te jemi perkrah proceseve paqesore te ruajtjes se nivelit te sigurise globale - shtoi ministri i Forcave te Sigurise ne Kosove. Z. Mujota e siguroi ministrin e Mbrojtjes Imami se FSK-ja do te jete e gatshme qe me te gjithe kapacitetin e vet te jete nje aleat i fuqishem i ushtrise shqiptare ne te miren e paqes dhe sigurise ne rajon e ne bote. Ministri i FSK-se Fehmi Mujota u prit dje edhe nga Kryeministri Sali Berisha ndersa sot do te takohet me Presidentin Bamir Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›