Pas Rampuyt edhe Tanja Fajon vjen ne Shqiperi
Sot mberrin ne Tirane kreu i KE-se Rampuy dhe fill pas tij tashme qe procesi i liberalizimit te vizave te Shqiperise me Bashkimin Evropian eshte drejt finalizimit europarlamentarja Tanja Fajon do te zhvilloje nje vizite ne Shqiperi ku do te zhvilloje nje takim te hapur me studentet shqiptare dhe shoqerine civile per rregullat e ketij procesi. Vizita e saj konfirmohet nga drejtuesit e Levizjes Evropiane ne Shqiperi EMA sipas te cileve reporterja evropiane e procesit te liberalizimit te vizave do te behet keshtu pjese e nje fushate informimi per te drejtat dhe detyrimet qe burojne nga liberalizimi i vizave. Ky diskutim i hapur mesohet se do te organizohet ne daten 23 tetor 2010 ne mjediset e hotelit Tirana International dhe aty Tanja Fajon do te prezantoje rolin kyc qe procesi i liberalizimit te vizave ka ne rajonin e Ballkanit Perendimor. Nderkaq te ftuar te tjere ne takim do te jene edhe perfaqesues te OSFA qe do te flasin per kontributin e shoqerise civile ne kete proces si edhe drejtuesja e EMA-s e cila do te prezantoje gjetjet e raportit te monitorimit te ketij organizmi mbi finalizimin e procesit te liberalizimit te vizave. Konkretisht gjate takimit bashkebisedimi mes studenteve dhe shoqerise civile dhe panelisteve do te evidentohen perceptimet dhe mundesite qe burojne nga liberalizmi i vizave. Ky aktivitet do te mbahet ne kuader te projektit te financuar nga OSFA Procesi i liberalizimit te vizave me Shqiperine Si ta kthejme ne nje histori suksesi i cili fokusohet ne nje fushate informimi per te drejtat dhe detyrimet qe burojne nga liberalizimi i vizave.